Ja cila është mosha më e mirë për të sjellë në jetë një fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hulumtuesit në Shkollën e Ekonomisë në Londër, panë të dhënat nga Studimi Millenium Cohort dhe zbuluan se nënat në moshë madhore, veçanërisht ato në të 30-tat, kanë më shumë gjasa të lindin fëmijë inteligjentë sesa ato që kanë fëmijë në moshë më të re.

Tani, ky nuk duhet të jetë një faktor vendimtar se kur duhet të planifikoni për një fëmijë, por mund të jetë diçka për t’u marrë parasysh.

Studimi, i cili shqyrtoi 18,000 fëmijë britanikë dhe ndikimin e moshës së nënës në lindjen e tyre, zbuloi se fëmijët e nënave 30-vjeçare ishin më të mirë se pasardhësit e nënave 20 ose 40-vjeçare në testet njohëse.

Aftësitë e tyre të leximit, të menduarit dhe të kujtuarit u testuan kur ishin 10 ose 11 vjeç.

Arsyetimi për këto gjetje duket se qëndron në faktin se gratë që vonojnë shtatzëninë, zakonisht e bëjnë këtë sepse zgjedhin të krijojnë një karrierë, në vend që të lindin një fëmijë në të 20-tat.

Si rezultat, mamatë 30-vjeçare janë në gjendje të sigurojnë burime të ardhurash dhe më shumë vëmendje tek fëmija, sepse janë tashmë të siguruara në punët e tyre, sugjeron hulumtimi.

Kjo ka kuptim të plotë pasi nënat e reja mund të mos kenë burimet që kanë nënat më të vjetra në moshë.

Gjithashtu një moshë më madhore siguron një ndjenjë mençurie, siguron gjithashtu stabilitet financiar për të mbështetur një fëmijë.

Megjithëse hulumtimi u botua fillimisht në vitin 2015-ën, gjetjet e tij po bëjnë xhiron e tyre përsëri në internet.

Analiza gjithashtu demonstroi sesi vonesa e lindjes në moshat 40 vjeç e lart, mund të shoqërohet me një rrezik të shtuar të obezitetit. Gjithashtu foshnja juaj mund të jetë në rrezik të presionit të lartë të gjakut, diabetit gestacional, defekteve të lindjes, peshës së ulët të lindjes, shtatzënisë ektopike etj.

Lexo edhe :  Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

 

Të fundit

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri...

1947: Incidenti i Roswell, një përplasje UFO dhe misteri që vazhdon të mbijetojë

Një ngjarje që ndryshoi perspektivat për jetën jashtëtokësore Në verën e vitit 1947, një ngjarje e pazakontë ndodhi në një qytet të vogël në jug...

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njihet për një gjë të vetme e të sigurt: është i paparashikueshëm! Në një intervistë muajin e kaluar, kur u pyet...

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses...

Lajme të tjera

Web TV