Largimi i trupave amerikane, talebanët: Afganistani tani është komb i lirë dhe sovran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Talebanët kanë përshëndetur largimin e trupave amerikane pas gati 20 vitesh në Afganistan, duke e përshkruar tërheqjen e tyre si një “moment historik” ndërsa deklaruan se vendi tani është një “komb i lirë dhe sovran”.

Me largimin dje nga Kabulli të avionit të fundit ushtarak të SHBA-së me të evakuar, ka marrë fund lufta 20-vjeçare e SHBA.

Duke folur me gazetarët nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se fitorja e grupit të tij “u përket të gjithëve”.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim se Emirati Islamik i Afganistanit është një komb i lirë dhe sovran”, tha ai, duke shtuar se amerikanët “nuk mund ta arrijnë qëllimin e tyre përmes operacioneve ushtarake”.

Ai gjithashtu premtoi se Afganistani do të ketë “marrëdhënie diplomatike pune” me Perëndimin, duke u zotuar se afganët “do të mbrojnë lirinë, pavarësinë dhe vlerat islame”.

Më parë, gjenerali marins Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA, njoftoi se trupat e fundit amerikane të dërguara për të evakuuar qytetarët amerikanë dhe afganët në rrezik nga talebanët kanë fluturuar nga Kabuli në orën 3:29, sipas orës së Uashingtonit, ose një minutë para mesnatës në Kabul.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni thanë se mbi 120 mijë vetë janë evakuuar gjithsej pas marrjes së kontrollit të vendit nga talebanët, përfshirë 1’200 persona të nxjerrë nga vendi me 26 fluturime ushtarake amerikane dhe dy të koalicionit nga e diela deri të hënën.

Të fundit

Rrezikoi jetën për të shpëtuar të moshuarën në Gramsh, flet oficeri: Tre ditë tmerri!

Alfred Zhupani është specialist për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gramshit, por për shqiptarët ai u bë i...

Karuseli i zërave për mocionin ‘Berisha’ të shtatorit

Ylli Pata Të mësuar tashmë që nga 2017-a, ekzaktësisht pas zgjedhjeve të dyta rresht që fitoi Edi Rama, publiku priti emrat e ministrave në gusht....

Mbyllet takimi me liderët e BE, Zelensky: Garancia e sigurisë nga SHBA do ishte historike

Ka përfunduar takimi virtual i udhëheqësve evropianë me Volodymyr Zelensky-n, në atë që i ngjante një parapërgatitje për takimin e me Donald Trump në...

Motra e futi në kurth, këngëtari grek reagon pas shtrimit në spitalin psikiatrik

Këngëtari i njohur grek, Giorgos Mazonakis, ka bërë deklaratën e tij të parë publike pas shtrimit të bujshëm në spitalin psikiatrik Dromokaiteio, duke mohuar...

Nëna e Martin Canit përlot me reagimin/ Erald bir, të qaj sot si për tim bir

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar, Erald Xhejo, humbi jetën, ka reaguar nëna e Martin Canit, adoleshentit që u...

Lajme të tjera

Web TV