“Shqipëria ka përgjegjësi si ish vend kontribues për sigurinë në Afganistan”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Qeveria shqiptare mori vendimin duke u vetofruar për të pritur e strehuar rreth 4000 afganë. Si e komentoni këtë vendim, është politik apo human?

Rasti i Afganistanit kur një shtet u shemb papritur, megjithë përkrahjen dhe mbështetjen e vendeve perëndimore, ishte një emergjencë humanitare që kish të bënte me shpëtimin e jetëve të rrezikuara nga regjimi i ri i talebanëve. Jetë që rrezikonin të shuheshin së pari pse kishin një pikëpamje të ndryshme për jetën nga standartet strikte e të ngurtësuara në kohë të regjimit të ri, dhe së dyti pse kishin përkrahur forcat perëndimorë dhe ishin pjesë e administratës së ngritur në këto 20 vite që nga ndërhyrja e NATO-s. Shqipëria ishte një vend kontribues për sigurinë e Afganistanit duke dërguar trupa të saj në kuadër të NATO-s, ndaj dhe përgjegjësia jonë si shtet i përfshirë në çështjet e Afganistanit është më i madh se shumë vende të tjera. Këtu nuk ka të bëjë thjesht fakti se je vend i vogël dhe me kapacitete të kufizuara. Përderisa je kontribues në dicka të rëndësishme siç ishte dhe siguria në Afganistan, është e kuptueshme që duhet të jesh dhe pjesë e zgjidhjeve edhe kur situata ka dal jashtë kontrollit. Natyrshëm që monitorimi dhe menaxhimi i situatës do të jetë përgjegjësi e shteteve më të mëdhenj, por dhe ne japim kontributin tonë për aq mundësi sa kemi. Në këtë kuadër pra, vendimi është i dyanshëm, edhe humanitar por dhe politik. Humanitar se ka të bëjë me shpëtimin e jetëve njerëzore. Por dhe politik pasi kështu ngrihen vlerat dhe kontributi i Shqipërisë si në kuadrin e NATO-s dhe më gjerë. Nuk duhet harruar edhe një aspekt tjetër. Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në OKB, dhe ky hap për të mirëpritur refugjatët afganë, kontribuon për rritje të imaxhit të vendit në prag të marrjes së detyrës së lartë të OKB. Të gjitha vendimet e një shteti kanë ndikimin e tyre në imazhin e tij

Krahas afganëve që konsiderohen si emigrantët e rinj, Shqipëria prej disa vitesh mban edhe mbi 2 mijë muxhahedin iranianë. A vihet në pikëpyetje siguria kombëtare nga regjimi taleban, irinian apo organizata të tjera terroriste?

Siguria kombëtare mund të rrezikohet nga shumë faktorë, por ato që kanë ndikim më të madh e më të drejtpërdrejtë janë ato faktorë që zhvillohen dhe ndikojnë në rajonin tonë dhe në hapësirën gjeografike rrotull nesh. Natyrisht ka elementë të tjerë si rasti i konflikteve në Iran, Afganistan apo diku gjetkë, ku prania e refugjatëve të këtyre zonave mund të cojë në atë që quhet transferim i konfliktit, edhe në vende që s’janë të përfshira drejtpërdrejtë apo që nuk kanë ndikim mbi ngjarjet e atjeshme. Këto vende thjesht janë bartës të refugjatëve ku mund të ketë fraksione të realiteteve rivale poltike të atjeshme dhe ku goditja midis njëri tjetrit mund të prekë dhe ambientin e rendin publik. Por pavarësisht këtyre sfidave, nuk mund të strukësh kokën si struci në rërë dhe të dalësh jashtë realiteteve ku të pengosh ardhjen e atyre që u rrezikohet jeta. Do të ish po aq krim mosdhënia e ndihmës sa dhe krimi që do të bënin dhe vetë talebanët. Nga ana tjetër, është detyrë e shërbimeve të inteligjencës dhe e forcave të sigurisë që të monitorojnë, të marrin në analizë risqet dhe të parandalojnë aktet subversive. Thënë ndryshe, shteti dhe shoqëria ka parametrat e veta për të operuar si politikisht ashtu edhe në përballimin e krizave humanitare , detyra këto të cilat ngrihen mbi principe, mbi moralin dhe ndjenjën e detyrës dhe jo mbi frikën dhe disfatizmin.

Në opinionin qytetar ka njerëz të ndarë pro dhe kundër ardhjes së afganëve në vendin tonë. Çfarë fiton dhe humbet Shqipëria?

Shqiptarët nga natyra janë njerëz të hapur dhe janë treguar dashamirës dhe mikpritës për kë është detyruar nga lufta, genocidet dhe ndryshimet e kufijve ndër shekuj, që të vendoset në këto troje. Kjo gjë është e dëshmuar dhe nuk ka nevojë të ripërsëritim historinë, por vetëm në 20 vitet e fundit kemi mikpritjen që iu bë kosovarëve të përzënë nga Milosheviçi, rastin e ujgurëve si dhe refugjatët nga Irani të vendosur në Shqipëri. Ajo që mund të përbëjë objekt diskutimi pra nuk ka të bëjë me mosdëshirën si popull për të ndihmuar apo jo dikë në hall. Frikërat që mund të ndikojnë në një debat të tillë kanë të bëjnë me të tjera arsye. Faktin se bashkë me prurjet e refugjatëve mund të vijnë dhe elementë të terrorizmit në vend, pra transferim të problematikave prej vendeve nga vijnë në realitetin shqiptar. Dhe tjetra ka të bëjë me frikërat për çështje të diferencave kulturore, të mentalitetit dhe të zakoneve të ndryshme. Kjo e fundit sidoqoftë nuk mendoj se do të ketë ndikim përderisa prurjet që do të vijnë të refugjatëve, përballë predominancës të qytetarisë shqiptare, janë elementë që do të shkrihen brenda saj. Për t’iu përgjigjur më qartë pyetjes tuaj, besoj se Shqipëria më së shumti fiton, dhe kjo më tepër për imazhin e saj dhe lidhjet më të ngushta me aleatët dhe partnerët strategjikë të vendit.

Lexo edhe :  Pasi të lexosh këtë artikull, do hash më shumë luleshtrydhe

Në politikën e trazuar pozita dhe opozita u bënë bashkë për të strehuat qytetarët afganë që punuan për NATO. A është një qëndrim për ta pasur mirë me ndërkombëtarët, veçanërisht me SHBA?

Është shembull i mirë që për çështje të tilla që kanë të bëjnë dhe me imazhin e Shqipërisë, maxhoranca dhe opozita të kenë të njëjtin qëndrim. Dhe kjo ndodh kur vetë atmosfera politike pas zgjdhjeve të 25 prillit është ende inkandeshente, ndaj deklarata e PD për mbështetje të vendimit për të strehuar qytetarët afganë, duhet përshëndetur. Natyrisht që në këtë qëndrim ka dhe poltikë, pasi dihet se së fundmi marrëdhëniet e PD dhe e opozitës në tërësi, me ndërkombëarët ka qenë e koklavitur dhe me tone të theksuara tensioni. Kjo si për vendimet e qëndrimet e opozitës në këto dy vitet e fundit, që nga dorëzimi i mandateve dhe dalja nga parlamenti, dhe deri tek shpallja non grata para dy muajsh të ish liderit të PD Berisha, nga Departamenti i Shtetit. Ndaj edhe për strategji, PD kësaj rradhe nuk mund të dilte kundër një vendimi që prek drejtpërsëdrejti interesat e politikës së SHBA. Dhe këto interesa, pavarësisht se për sot kanë të bëjnë me sistemimin e qytetarëve afganë që ishin pro saj dhe kundër talebanëve, shtrihen më gjerë dhe së fundmi kanë treguar se SHBA tashmë ka një interes të shtuar dhe shumë më aktiv dhe në rajonin tonë. Ku vetë Shqipëria merr një vëmendje më të madhe për shkak dhe të bashkëpunimit të ngushtë dhe politikave të përbashkëta që janë forcuar prej vitesh.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se afganët mund të qëndrojnë në Shqipëri nëse dëshirojnë të mos largohen. Në gjykimin tuaj ata do jenë për një periudhë të përkohshme apo të përhershme?

Qëndrimi, siç është theksuar dhe nga vende të tjera, do të jetë i përkohshëm pasi më vonë idea është për tu përcjellë më pas në vende të tjera. Sidoqoftë nuk mund të ketë përcaktime të qarta të vendosjeve të përkohshme apo të përhershme. Besohet se dhe arbëreshët kur u vendosën në brigjet italiane para 500 vitesh, mendonin se do të vendoseshin përkohësisht në Mbretërinë e Napolit a gjetkë, me idenë se vendi mund të çlirohej sërish nga pushtimi otoman. Por ai qëndrim rezultoi i përhershëm dhe arbëreshët sot janë pjesë e gjallë e realitetit të jetës italiane megjithëse kanë ditur të ruajnë identitetin e tyre të veçantë në atë realitet. Po kështu po ndodh edhe me një pjesë të emgracionit shqiptar që zuri fill pas vitit 90. Një pjesë e tyre janë rikthyer për të vijuar jetesën dhe ekonominë në Shqipëri, ndërsa një pjesë e rëndësishme e ksaj diaspore vijon jetën dhe integrimin e tyre në realitete të tjera dhe vende në kontinente të ndryshme. Bota pra ka ndryshuar. Globalizmi, lëvizja e lirë e njerëzve ka sjellë realitete të reja që i kanë tejkaluar stereotipet e vjetra të shoqërive të dikurshme. Sot edhe në vende të zhvilluara, kur ka stanjacione dhe kriza ekonomike, shihet se ka fenomene të emigracionit, pasi njerëzit shohin së pari mundësitë për një jetesë më të mirë dhe kushte më optimale për familjen e tyre. Ndaj për këtë çështje nuk mund të ketë një përkufizim të prerë.

Të fundit

“Përse u shenjëstrua Dumani?”/ Ja si përgjigjet analisti i njohur

Në një intervistë në një emision televiziv, analisti Arben Meçe, analizoi deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, dhe...

Rikthehet “makthi” i tërmetit në Turqi, pamje nga momenti i lëkundjeve sizmike

Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët. Lëkundjet e tërmetit u regjistraun në rajonin e...

Kanye West sulmon fizikisht një burrë, sepse i ngacmoi të shoqen

TMZ ka zbuluar se Kanye West po investigohet për sulm fizik të qëllimtë pasi goditi një burrë, i cili thuhet se kreu një veprim...

Meta probleme me drejtësinë? Analisti thumbon ish-presidentin:Pa qenë i pandehur nga SPAK

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po sillet sikur ka probleme me drejtësinë. Në një intervistë televizive, Minxhozi u...

Kur do shpërndahen fondet? Afati mbyllet nesër, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione!

Fermerët kanë edhe pak orë në dispozicion për të aplikuar për Skemën Kombëtare dhe të marrin mbështetje financiare nga Buxheti i shtetit. Aplikimet mbyllen...

Lajme të tjera

Web TV