Rama për vendet që nuk morën afganë: Përse ju nuk mundeni?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shprehur siguri dhe gadishmëri në mbajtjen e afganëve në Shqipëri. Edhe pse sot janë afro 700, në Shqipëri mund të vinë rreth 4000 mijë afganë. Të paktën kjo është shifër e dalë nga kryeministri Rama dhe ambasdorja e SHBA-së Yuri Kim. Shqipëria, referuar edhe kryeministrit Edi Rama ka qenë vendi i parë që ka pranuar të strehojë afganët që punonin për administratën amerikane në Kabul. Rama thotë se Shqipëria është e varfër dhe e vogël, por mundet që të strehojë afganët. Ai shkruan se arsyeja që i ka marrë afganët në Shqipëri është më shumë humane e njerëzore se sa politike. “Shqipëria nuk është as e madhe as e pasur. Ajo nuk është e shkëputur nga realitetet komplekse të Evropës, përfshirë mënyrën se si emigracioni shpesh perceptohet si një barrë. Ne e dimë se frika nga të huajt ndikon në sondazhe, zgjedhje dhe angazhimet e partive dhe politikanëve që kërkojnë të fitojnë detyrën, dhe ne respektojmë zgjedhjet e vështira që të gjitha vendet e tjera duhet të bëjnë. Por, kur përballemi me zgjedhje për jetë a vdekje në lidhje me njerëzit të cilët ne jemi të detyruar t’i ndihmojmë, rruga jonë është e qartë”, shkruan shefi i qeverisë shqiptare. Sipas tij, Shqipëria është e gatshme të përballojë pjesën e saj të barrës që të gjitha vendet e NATO -s duhet të mbajnë së bashku. “Por tani pyes: nëse edhe Shqipëria, anëtari më i varfër i Aleancës, mund të menaxhojë pjesën e saj të barrës, kush nga shtetet e tjera anëtare të NATO -s nuk mundet? Dhe cili justifikim politik mund të jetë mjaft i fuqishëm për të mposhtur detyrimet tona njerëzore themelore? Ka shumë gishta të drejtuar dhe jo mjaftueshëm ngritje dore për njerëzimin. Parimi themelues i NATO -s është se sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve.

Kështu që, edhe një sfidë humanitare aq e madhe sa ajo që NATO po lë prapa në Afganistan, duhet të përqafohet nga të gjithë”, shkruan Rama. Ai shkruan se përveç nijesisë humane një tjetër arsye është detyrimi ndaj aleatëve. “Kur ramë dakord për të strehuar refugjatët afganë, e bëmë atë sepse marrim seriozisht detyrimet tona ndaj aleatëve tanë. Por, më e rëndësishmja, ne e bëmë atë për shkak të asaj që jemi. Vetëm 30 vjet më parë, ne ishim afganë në bregdetin Adriatik, duke u përpjekur dëshpërimisht për t’i shpëtuar “talebanëve të kuq” të Tiranës, dhe të cilët gjatë luftës në Kosovë u hapëm dyert tona, për t’u strehuar, gjysmë milion refugjatëve që i shpëtonin spastrimit etnik të Serbisë nën Sllobodan Milloshevicin”, ka shkruar kryeministri Rama në një shkrim të gjatë detikuar NATO-s dhe sjelles së tij, si forca më e madhe ushtarake, që braktisi Afganistanin pas 20 vitesh. Rama tha se frika krijon rrezikun dhe jo rreziku frikën, për ta lidhur këtë pikërisht me vendimin e NATO-s për tërheqjen e trupave të saj nga Afganistani. “Ne jemi njohur mirë me të gjitha anët e tiranisë, si kur jemi lënë në duart e një regjimi brutal, ashtu edhe kur kërkojmë të ndërtojmë një jetë të re si refugjatë në vende të tjera. Ato përvoja na kanë mësuar se nuk është rreziku ai që krijon frikë, por frika që krijon rrezik”, shkruan ai. Mikpritja, siç shprehet Rama e afganëve ndodh për shkak të traditës që vendi jonë ka ndaj të huajve. “Të mos veprosh tani do të thotë t’i kthejmë shpinën historisë sonë dhe të harrojmë atë që kemi mësuar nga tragjeditë e shekullit të kaluar. Do të ishte të neglizhosh kujtimin e shumë ushtarëve të rënë dhe të fshish sakrificat e panumërta të ndërmarra gjatë 20 viteve të gjata në fushën e betejës, ndërsa talebanët dhe mizoritë që ata mishërojnë i kujtojnë njerëzimit edhe një herë se e keqja nuk vdes kurrë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Të fundit

Punonjësit e Policisë së Fierit dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia

Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhuruan gjak për të ndihmuar ata që kanë...

Vala ekstreme e të nxehtit djeg Ballkanin/ Temperaturat mbi 40°C javën e ardhshme

Ballkani po përgatitet për një valë ekstreme të të nxehtit, që ka shkaktuar alarm në vendet e rajonit, ndërsa autoritetet shëndetësore u kanë bërë...

GJKKO e la në qeli/ Ilir Meta njofton konferencë për mediat nga burgu

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest me...

Avokati i Metës ia hedh fajin Kryemadhit: Kartat e kreditit janë përdorur nga Monika

Gjykata e Posaçme nuk ndryshoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën. Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se Meta kundërshtoi provat e reja...

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja...

Lajme të tjera

Web TV