Ronaldo pas largimit nga Juventus: Vendimi më i mirë që mora

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rikthimit te Manchester United, Cristiano Ronaldo ka folur për kanalin e klubit, duke treguar se çfarë ndikoi në këtë zgjedhje të tij. Më tej ai flet edhe për Sir Alex Ferguson, duke thënë se ai kishte një ndikim të rëndësishëm në këtë lëvizje të bërë.

Më tej, Ronaldo premton se do të japë maksimumin dhe dëshiron që të arrijë suksese të mëdha me skuadrën.

Unë kam një histori fantastike me këtë klub të mahnitshëm. Unë isha këtu në moshën 18 vjeç dhe natyrisht jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi pas 12 vjetësh. Kështu që unë jam vërtet i lumtur dhe mezi pres të filloj ndeshjen time të parë.

Siç e dinë të gjithë, që kur nënshkrova për Manchester United në moshën 18 vjeç, Sir Alex Ferguson ishte çelësi. Më kujtohet kur luanim kundër Mançesterit kur unë isha në Sporting të Lisbonës. Për mua, Sir Alex Ferguson është si një baba në futboll. Ai më ndihmoi shumë, më mësoi shumë gjëra, dhe sipas mendimit tim natyrisht ai kishte një rol të madh sepse marrëdhënia që kishim, na mbanë në kontakt gjatë gjithë kohës, dhe ai është një person i pabesueshëm. Me të vërtetë më pëlqen shumë dhe ai ishte çelësi kryesor për mua që të jem në pozicionin që jam, që nënshkrova për Manchester United.

Mendoj se është vendimi më i mirë që kam marrë. Është e drejtë në pikëpamje për mendimin tim. Unë u transferova nga Juve tani në Manchester, është një kapitull i ri, jam shumë i lumtur dhe dua të vazhdoj përsëri, të bëj histori, të përpiqem të ndihmoj Mançesterin të arrijë rezultate të mëdha, të fitojë trofe.

Me Solskajer ne bëmë një bisedë, por sigurisht që do të kem kohë të flas me të ballë për ballë, për të ditur se çfarë pret. Siç e dini, unë kam luajtur me të për dy ose tre vjet në Manchester United kështu që kam një marrëdhënie të mirë me të, por tani me një rol tjetër, unë jam një lojtar dhe ai një trajner. Por, nuk ka rëndësi, marrëdhënia ime me të është e shkëlqyeshme dhe siç e thash më parë, unë jam këtu në Manchester për të ndihmuar ekipin të arrijë rezultatet e tij dhe trajneri mund të mbështetet tek unë për çfarë të dojë. Kështu që unë jam në dispozicion për gjithçka.

Tifozët janë çelësi i futbollit. Tani, me të gjitha stadiumet plot me tifozë, nuk është e njëjta gjë që kishim një vit më parë, ato stadiume të zbrazëta. Tifozët, ata janë çelësi, dhe unë jam shumë i kënaqur. Tifozët e Manchester United, ata janë të veçantë, e di, e mbaj mend shumë mirë. E di që ata ende këndojnë emrin tim, e cila më ka bërë të ndihem edhe më i lumtur dhe angazhimi im është që të jap gjithçka në fushë, siç bëra më parë, siç e bëj gjatë gjithë kohës, dhe të përpiqem të bëj më të mirën time, të ndihmoj ekipin të shënojë gola, të bëjë asistime, të fitoj ndeshje dhe shpresoj t’i shoh shumë, shumë shpejt ”, u shpreh Ronaldo. /MCN.tv

Lexo edhe :  Alphonso Davies “devijon” Real Madridin, anësori kanadez rinovon me Bayern Munich

 

Të fundit

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Nga Shqipëria në Gaza, çfarë po gatuan Jared Kushner?

Interesi më i fundit i Kushnerit për pasuritë e paluajtshme ndërthur një shije për pronat ekzotike, aventurat dhe gjeopolitikën... Plani i Presidentit Donald Trump që...

Pas kurimit, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki…

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, rrëfen ditët e kurimit në spitalin e Nju Jorkut. Në gjendje tejet të...

Lajme të tjera

Web TV