Nga Kastriot Kotoni
Do të ishte e pavlerë të kujtosh sa herë i kanë dalë ballasi kritikët Partisë Demokratike dhe veçanërisht liderishipit të saj të vjetër e të ri, brenda rradhëve të deputetëve të saj. Kjo Parti e ka në gen historinë e përballjes me njerëzit që nuk i shkojnë pas avazit të kryetarit real të saj, z. Berisha. Po t’u referohesh qoftë edhe librave që nuk janë edhe pak deri tek numri 80 e ca e sjell në vëmendje fenomenin, që çdo kritiku i është vënë epiteti spiun, tradhëtar, bukëshkalë e mosmirënjohës, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, a thua se je në ndonjë besëlidhje mesianike e jo në një parti ku shprehet mendimi i lirë. Por në rastin e zotit Mark Marku i cili sikur të mos e kishte njohur këtë parti e po vinte si prurje e re e saj, më në fund e konstatoi, se partia ishte e një grupi interesi Berisha – Basha e nuk respektohej fjala e lirë dhe çdo forme për mendimin ndryshe i ishte vënë dryni. Mark Marku në gjithë diskursin e tij politk ishte një altoporlant i zhurmshëm (i revolucionit dhe promovonte dhe justifikonte dhunën ndaj institucioneveve shtetërore) qysh prej tetë vjetësh dhe fal këtij kontributi fitoi të drejtën e njeriut që do të përfaqësonte zonën elektorale të Lezhës. Revani i këtij profesori të medias ishte si i një kali pa kapistall e përloti elektoratin e “djathtë” me të vërtetat absolute të dala nga goja e tija, por edhe në median e shkruar. Dikur po të shaje Partinë Demokratike e të ishe në opozitë shpalleshe trim e si asnjëherë, kur haje dhe dru apo të vihej pas pushteti i Berishës me metodat fashiste të lloj-lloj policie dhe enti shtetëror të elektrikut dhe ujësjellësit me gjoba fantazmagorike, shpalleshe martiri opozitës derisa syrgjynoseshe jashtë kufijve të Atdheut. Për këto sjellje e fenomene asnjë fije letër nuk shkrojti qoftë edhe demokrati më i thjeshtë, sepse opozitarin e trajtonin si armik, spiun e tradhëtar të vendit, stigmatizim i tipit komunist. E për habi të të gjithëve doli Marku e tha atë që është thënë e stërthënë, që ajo parti është pronë e një njeriu të vetëm, S. Berisha me aksioner L. Bashën. Kjo lojë fiasco e z. Marku më kujton ata personazhet e librave të harruar si p.sh.: “Tradhtia e Lartë”, “Sekreti Ushtarak”, “Dhe i vetëm trim në luftë”, “Qielli i Balltikut”, “Operacioni Përgjegjës” e padyshim “Mërgata e qyqeve”. Ti, z. Marku i ngjan personazheve të këtyre librave të cilët për të fituar kredo e besimin e “në rradhët e armikut”, Lidershipit demokrat ishit nga më të zjarrtët analistë, sa edhe vetë ata nuk kishin guxuar të thonin gjëra të padëgjuara kundër qeverisë Rama. Mark Marku sa herë telespektatori socialist të shihte ty në televizion e thellonte bindjen që për qeverinë Rama duhesh votuar edhe për mandatin e tretë, (se mendo të vijë ky Mark Marku në pushtet “ky nuk të lejon të flasësh në opozitë e jo më pastaj në pushtet), thoshin ata. Ti punove për emrin tënd edhe me ndihmën e medias e cila nuk t’i mbylli asnjëherë dyert, siç bënte dikur ish lideri yt S. Berisha. Dorëheqja juaj nuk ka asnjë simbolikë në kohën e sotme, sepse ajo parti për të cilën gjoja ti hidheshe në zjarr e kish mbaruar misionin qysh kur kish lindur dhe asnjë patericë ose thirrje për një rikrijim nuk kish asnjë vlerë, ishte e panevojshme sepse nuk ngjiti e ndoshta edhe fajin duhet ta kërkosh tek vetja si njohës i politikës dhe medias (mos vallë dikush të dogji si personazhet e “librave të harruar”. Më e dhimshme duket se pse u ivestua për ju kaq shumë në mbështetjen e një kauze boshe për tetë vjet prej një antyrazhi njerëzish të lloj-lloj interesave e sot kanë futur kokën si struci e nuk të mbështetën apo si nëpër “librat e harruar” nuk duhet të digjen të gjithë lojtarët në këtë moment. Ti mbetesh në fundin e folesë së grenxave dhe si fenomen që do tejkaloheni me të qeshur, të paktën mbaroi kjo shkollë e ndyrë e të bërit politikë qysh prej tridhjetë vjetësh me të tillë model politik. Do t’i ndërroni rrugën njerëzve të cilët për tetë vjet mirë që nuk iu fute në shtrat të gjumit, alergologët natyrisht do të kenë më pak punë se do t’u bjerë numri i pacientëve të alergjisë që krijonit ju në median shqiptare.