Mblidhet Asambleja e PS, Rama zbulon sot ministrat e qeverisë së re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste. Mbledhja do të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Pritet që sot kryeministri Edi Rama të shpallë ministrat e qeverisë së re, të mandatit të tretë. Deri më tani, Rama ka bërë të ditur se pjesë e kabinetit do të jetë Elisa Spiropali, duke e vlerësuar këtë të fundit për punën që ka bërë.

Mbledhja do të nisë me miratimin e rendit të ditës, ndërsa fjalën më pas e merr menjëherë kryeministri Rama. Gjithashtu, sot socialistët do të zgjedhin edhe Kryesinë e re të partisë, pasi asaj aktuale i ka mbaruar mandati prej një viti. Po ashtu do të zgjidhen drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv i partisë. Kujtojmë se Rama ka rikonfirmuar në detyrën e tij, Taulant Ballën si sekretar të përgjithshëm.

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

1.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

2.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.

3. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Të fundit

13 mijë të huaj janë pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po...

7 vite më e madhe, Lamine Yamal zbulon të dashurën

Emri i Lamine Yamal përbën sensacion në media, pavarësisht nëse ai është në fushën e blertë apo jetën private. Edhe pse është aluduar shumë...

Kush është 60-vjeçarja që u bë sot deputetja e 140-të e Parlamentit?

Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë. 60-vjeçarja është mamaja...

Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa fletushka, përmes së cilave bëhet...

Avni Ponari, ‘arkitekti’ reformator i basketbollit shqiptar

Avni Ponari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar, një burrë vizionar që ka shkruar me pasion dhe përkushtim kapituj të rinj...

Lajme të tjera

Web TV