Milionat para shëndetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Imer Mushkolaj

Situata alarmante me pandeminë Covid-19 në Kosovë po përcillet me akuza e kundërakuza, shfajësime e drejtim gishti për gjetje fajtori. Ndërkohë që numrat e të infektuarve dhe të viktimave nuk po zvogëlohen, akterë partiakë dhe mbështetës të tyre nuk po hezitojnë të përbaltin njëri-tjetrin, në përpjekje për të përfituar politikisht në një situatë mjaft të rëndë. Përderisa narrativa e zyrtarëve qeveritarë dhe mbështetësve të partisë në pushtet është ndërtuar mbi shfajësimin e vetes dhe fajësimin e të tjetrëve, opozita dhe mbështetës të saj kanë vënë në shënjestër qeverinë, duke e kritikuar dhe akuzuar për menaxhim të keq. Bazuar në deklarimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe njohësve të tjerë të situatave të tilla, duket se gjendja është përkeqësuar drastikisht për shkak të hapjes së vendit pa një plan monitorues, respektivisht pa mbikëqyrjen e masave në fuqi. Shfrenimi total i qytetarëve, në kohën kur vendi priti e përcolli qindra-mijëra mërgimtarë ka bërë që të zë vend në krye të listave me më së shumti vdekje. Përveç hapjes totale, kësaj situate i ka ndinhmuar edhe ardhja e mërgimtarëve pa vaksinuar në Kosovë dhe, në anën tjetër, hezitimi i një pjese të qyetarëve për ta marrë vaksinën. Dështimi i Ministrisë së Shëndetësisë për t’iu ofrua qytetarëve qasje sa më të lehtë në vaksinim dhe, nën anën tjetër, mungesa e një fushate vetëdijesuese serioze, ka bërë që sot spitalet të jenë plot pacientë, që më shumë se 100 mijë vakcinave t’iu skadaojë afati i përdorimit dhe që mijëra qytetarë çdo ditë të rezultojnë pozitivë. Asgjësimi i më shumë se 100 mijë vaksinave donacion nga Norvegjia është skandal i madh. Faji kryesor për këtë skandal i takon Ministrisë së Shëndetësisë, që nuk ka arritur t’i administrojë ato si duhet.

* * *

Qeveria e Kosovës ka zgjedhur që muajt e fundit ta ketë prioritet infuzionin financiar nga diaspora, e jo shëndetin e qytetarëve. Ndryshe nuk ka si shpjegohet hapja e vendit pa asnjë masë që menaxhohet e respektohet. Duke parë klube të natës plot, sheshe qytetesh plot e salla dasmash plot me javë të tëra, krijohej përshtypja se Kosova e kishte mposhtur virusin. Për ironi, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftonte se ia kishte ndalur turrin variantit Delta. Rekordet e zeza nuk vonuan të vijnë. Për më tepër, kosovarët që u kthyen në Zvicër pas pushimeve mbushën spitalet atje. Javët e fundit gjithçka në Kosovë ishte në funksion të “argëtimit të diasporës”. Punë e madhe se shumë nga ta kishin ardhur pa vaksinuar, punë e madhe se në diskoteka e sheshe mblidheshin mijëra vetë çdo natë, punë e madhe që ahengjet nuk pushonin ditë e natë, punë e madhe që njerëzit nuk donin të vaksinoheshin shkaku i teorive konspirative të budallakavta, punë e madhe se ditë me radhë të tjerët që ishin të interesuar s’mund të bënin termine për vaksinim. Hapja gjatë verës ndodhi edhe në vende të tjera, por ishte hapje e kontrolluar, duke respektuar masat në fuqi. Ishte hapje që premtonte përballje më të lehtë me variantin Delta të virusit. Nuk ishte hapje “e çmendur” si në Kosovë, ku askush nuk mbante maskë në ambientet e mbyllura – edhe pse masa ishte në fuqi, ku askush nuk çante kokën për tragjedinë që ishte në prag. Dhe kur gjendja tragjike po vazhdon, zëra qeveritarë drejtojnë gishtin e fajit drejt qytetarëve.

Lexo edhe :  Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes

* * *

Është e vërtetë se qytetarët kanë pjesën e vet të përgjegjësisë në krejt këtë situatë të rëndë. Por, përgjegjësinë kryesore e ka shteti, e kanë institucionet. Nëse shteti hap vendin dhe nuk mbikëqyr masat e vëna, atëherë qytetarët do ta keqpërdorin këtë mundësi. Shteti është për të vënë rregull edhe kur qytetarët hezitojnë ose kundërshtojnë masat e ndërmarra. Sepse, nuk ka gjë më të rëndësishme se jeta e njeriut. Shteti është edhe për të obliguar, imponuar e ndëshkuar në situata të caktuara por, para kësaj, duhet t’iu krijojë njerëzve mundësi. Nëse ata shkojnë në diskoteka, dasma e mblidhen në koncerte nëpër sheshe, ndërkohë që autoritetet përkatëse nuk ndërmarrin asgjë për të mbikëqyrur zbatimin e masave në fuqi, atëherë del se shteti ka vepruar kështu qëllimshëm. Ka vepruar qëllimshëm, sepse prioriteti tjetër – infuzioni financiar nga diaspora ka qenë më i rëndësishmi. Prandaj, në vend se të fajësojnë të tjerët që po i kritikojnë për keqmenaxhim, zyrtarët qeveritarë do të duhej të tregoheshin më të përgjegjshëm e më transparentë. Bëhet fjalë për humbje jetësh të qytetarëve, e jo veç për shifra koti. Bëhet fjalë për njerëz që nuk e meritojnë të vdesin veç pse dikush vendos që shëndeti i tyre nuk është më i rëndësishmi.

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV