Rama 3/ 12 gra në kabinet, rikonfirmohen 9 ministra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U pritën ndryshime të mëdha në kabinetin “Rama 3”, por nuk pati emra të rinj që do drejtonin ministritë e rëndësishme. Edhe pse pritje nga ankesat e Ramës se ministrja e Arsimit Evis Kushi nuk do të ishte më ministre, Rama e konfirmoi sërish atë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare që u zhvillua dje në Pallatin e Kongereseve. Blendi Klosi “u dorëzua” përballë pakënaqësive të Ramës. Edhe pse për Etilda Gjonaj u përfol se ajo do të konfirmoj, ajo nuk mori asnjë post ministror. Pritej që Anila Denaj të mos ishte më ministre e Financave dhe vendin e saj e zuri Delina Ibrahimi, që ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve. Ndërsa nga Bujqësia iku Milva Ekonomi duke i lënë vendin ish drejtoreshës së AZHBR-së Frida Krifcës. Ulsi Masnja u cilësua një suprizë që u zgjodh si ministër i Drejtësisë, por ai mbante në legjislaturën që lamë pas kreun e komisonit të Ligjeve. Po ashtu Lindita Nikolla nuk do bëjë pjesë në kabinetin “Rama 3”, por i lihet një post shumë i rëndësishëm si kryeparlamentare, post që e mbante Gramoz Ruçi. Nuk munguan as “surpizat e pakëndshme” për Taulant Ballën, që ishte edhe deputeti më i votuar duke iu hequr pozicioni më i besuar në Partinë Socialiste, siç ishte Sekretar i Përgjithshëm i PS-së dhe ky pozicion i besohet Damian Gjiknurit. Me një buzëqeshje të sforcuar para kamerave, Balla tha se nuk e sheh këtë lëvizje si ulje të përgjegjësive të tij, pasi posti i Kryetarit të grupit parlamentar të PS është mjaft i rëndësishëm në një kohë kur në Kuvend priten të diskutohen çështje të nxehta politike. Veç kësaj, Rama e dërgoi Ballën në qarkun e Fierit si drejtues politik, ndërsa në vend të tij vendosi Damian Gjiknurin. Supriza në Asamble ishte prezantimi i Ditmir Bushatit nga kryeministri Edi Rama si anëtar i akademisë politike dhe kandidat për anëtar kryesie. Pas përfundimit të asamblesë ku u prezantuan emrat e rinjt të qeverisë Rama 3, në një deklaratë për mediat, Bushati u shpreh se shpresonte që të zgjidhet dhe ta vazhdojë ta japë kontributin e tij në PS dhe ashtu ndodhi pasi doli më i votueri. Debati politik tha Bushati ka nevojë për përmirësin dhe duhet të fillojë nga PS. “Kam përshtypjen që në fjalën e tij Rama e cilësoi që ka vend për të përmirësuar  të gjithë hapësirën e debatit politik dhe përmirësimi debatit politik duhet të fillojë nga Partia Socialiste”, tha ai. Gjatë fjalës së mbajtur dje në Asamblenë Kombëtare, kryeministri Edi Rama tregoi emrat e kandidatëve për anëtarë të të Kryesisë së PS, të cilët nuk janë kryetarë qarqesh.

Lexo edhe :  Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Qeveria ‘Rama 3’

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi

Ministri i Financave, Delina Ibrahimi

Ministri për Infrastrukturën, Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit, Evis Kushi

Ministri i Kulturës, Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro

Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali, ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi, ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet

 

Qeveria “Rama 2”

Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Ministri i Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi

Ministri i Financave, Anila Denaj

Ministri për Infrastrukturën, Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit, Evis Kushi

Ministri i Kulturës, Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë, Milva Ekonomi

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali

Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi

Kandidatët për Kresinë e PS-së

Lista e burrave

Pandeli Majko

Erion Braçe

Ditmir Bushati

Ilir Beqja

Arben Pëllumbi

Eduard Shalsi

Armand Subashi

Fatmir Xhafaj

Pjerin Ndreu

Ervin Dema

Lista e grave:

Ogerta Manastirliu

Belinda Balluku

Olta Xhaçka

Ermonela Felaj

Evis Kushi

Milva Ekonomi

Mimi Kodheli

Klodilta Ferhati

Blerina Gjylameti

Almira Xhongulla

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV