Rama publikon video nga Piramida e Tiranës: Qendra më e madhe e inovacionit do të sjelli një realitet të ri shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin sotëm me energji rinore dhe teknologji, duke publikuar pamje nga krijimi i projektit me inovator në Ballkan, Piramidës.

Kryeministri shpreson se me finalizimin e qendrës, ëndrrat e të rinjve plot pasion për teknologjinë do të bëhen realitet.

“Jam tepër e apasionuar pas teknologjisë dhe me inspektimin e këtyre punimeve shoh që është diçka e mirëorganizuar dhe mezi pres që të hapet.”, shprehet një vajzë e re.

“Unë kam zgjedhur 4 disiplina, graphic design, 3D modeling, animation dhe film making. I kam zgjedhur këto pasi më pëlqen ana artistike e teknologjisë.”, tregon një djalë.

“Më pëlqen projekti që po zhvillohet këtu, është vërtet kreativ dhe i ndihmon të rinjtë që të zbulojnë në fusha të ndryshme dhe të kenë mundësi të zhvillojnë idetë e tyre.”, tha një tjetër.

Projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.

“Mirëmëngjesi dhe me vullnetin që planet e këtyre të rinjve plot pasion për teknologjinë, t’i bëjmë një realitet të ri shqiptar, ku Piramida si qendra e inovacionit e teknologjisë digjitale më e madhja në rajon, të jetë një pasqyrë kuptimplotë e këtij transformimi, ju uroj një ditë të mbarë

***një projekt arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV”, shkruan kryeministri në rrjetin e tij social.

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV