BE jep 5.5 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryediplomati i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca , përmes një postimi në rrjetet sociale, kryediplomati i BE jep lajmin se Shqipëria do të përfitojë tani nga një projekt i ri prej 5.5 milionë eurosh për të përmirësuar kapacitetin operacional të Ministrisë së Mbrojtjes. “Shqipëria mund të përfitojë tani nga një projekt i ri prej 5.5 Milion eurosh për të përmirësuar kapacitetin operacional të Ministrisë së Mbrojtjes. BE do të jetë gjithmonë pranë Shqipërisë në kohë të vështira”, shkruan ai. Kreu i BE-së në Shqipëri falenderoi Forcat e Armatosura për ndërhurjet e muajit të fundit pas një situate mfajt të rëndë me zjarret, thuajse në të gjithë vendin. “Tani që shumica e zjarreve që rrezikuan jetët dhe mjedisin në Shqipëri janë shuar, është koha të falënderojmë Forcat e Armatosura shqiptare, zjarrfikësit dhe autoritetet vendore që luftuan heroikisht duke rrezikuar jetën e tyre. Faleminderit! Krenar për mbështetjen e sjellë nga helikopterët holandezë dhe çekë dhe ekipet e specializuara të sjella nën mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe Ndihmës Humanitare, EUCivPro. Duke parë përpara, është koha të shtohet parandalimi dhe gatishmëria ndaj fatkeqësive”, shkruan ambasadori Soreca.

Rama: Do të rritim standardin dhe pagat për Emergjencat Civile 

Pas shuarjes së vatrave të zjarrit në të gjithë vendin, Kryeministri Edi Rama ishte në Bazën Ajrore të Farkës nga vlerësoi punën e zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë. Gjatë fjalës së tij, Rama iu shprehu publikisht ngushëllime fëmijëve të dy prindërve, që humbën tragjikisht jetën nga zjarri në Gjirokastër, ndërsa theksoi se gushti ishte muaj zjarri. Ai falenderoi ambasadorët e BE dhe SHBA, Luigi Soreca dhe Yuri Kim, duke thënë se ata iu gjendën pranë vendin tonë në këtë muaj, duke ofruar edhe ndihmë. Një falënderim të veçantë, Rama e bëri edhe për ministrin e Mbrojtjes, të cilin e rikonfirmoi në detyrë një ditë më parë, teksa u shpreh se të gjithë duhet të ndjekin shembullin e tij. “Dua të falënderoj ministrin sepse ka nderuar Republikën e Shqipërisë në këtë muaj sfidues, duke u gdhirë në Jug e duke u ngrysur në Veri. Me forcën e shembullit jam i bindur që ka frymëzuar dhe motivuar edhe drejtuesit e tjerë. Ky është modeli që ne kemi detyrimin të kemi parasysh sa herë që sfidat bëhen të atilla që i vënë njerëzit në nevojën për një motivim më të madh se në ditët e zakonshme”, tha ai. Ndërsa nuk harroi të falenderonte të gjithë ata që u bënë pjesë e procesit të shuarjes së vatrave të zjarrit. “Këtu kam parasysh pa përjashtim të gjitha forcat e angazhuara në terrenet jashtëzakonisht të vështira, forcat e Armatosura, ato zjarrfikëse, policore, bashkiake, vullnetare, ato të administratës të zonave të mbrojtura, të shërbimeve pyjore, si dhe ata që mbështetën të gjithë këtë përpjekje, me ambulancat e urgjencës kombëtare”, u shpreh kryeministri Rama.

Emergjencat civile

Kreu i Qeverisë ka vënë theksin edhe tek përmirësimi i sistemit të emergjencave civile, e cila arriti që të fikte zjarret që pushtuan vendin, dhe pse me dëmtime të mëdha. “Dua të them me bindjen se çka kemi parë deri tani, si rezultat i reformës së gjithë sistemit të emergjencës civile, është shumë inkurajuese, për të parë me optimizëm rezultatin përfundimtar të këtij procesi”, tha Rama. Po ashtu Rama foli për një proces modernizimi të Emergjencave Civile, që sipas tij ka nisur dhe do të vazhdojë. “Ne do bëjmë atë që duhet për të rritur edhe pagën. Që nuk do jetë asnjëherë e mjaftueshme, por është një motiv më shumë, jo vetëm për të çuar në shtëpi më shumë të ardhura, por për të ndjerë edhe respektin për punën që bën”, tha Rama. Sipas shefit të Qeverisë, nuk është e rastësishme që BE ka ngritur një mekanizëm të brendshëm për të asistuar shtetet që janë në emergjencë. “Katastrofat e natyrës nuk i përballon dot askush i vetëm. Unë i shpreh një falënderim të posaçëm sot ambasadorit të BE, ambasadores së SHBA. Dua sot të them se ky falënderim nuk është as formal, as diplomatik. Madje nuk është as një falënderim për dy ambasadorë, por është një falënderim për dy përfaqësues të dy fuqive të mëdha, që janë edhe aleatët strategjikë të vendit tonë, që për hir të së vërtetës, sa herë që Shqipëria ka nevojë, janë më shumë se sa ambasadorë, janë qytetarë të këtij vendi dhe njerëz që shqetësohen menjëherë për këtë vend dhe menjëherë vihen në dispozicion për të ndihmuar. Përtej hierarkisë dhe marrëdhënies diplomatike, unë sot dua të falënderoj edhe Luigi, edhe Yuri, që gjatë gjithë gushtit kanë qenë vijimësisht të vëmendshëm dhe të interesuar për të mësuar se si shkoi dita, qoftë për të thënë në fillim të ditës se ‘çfarë do të bëjmë sot’”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Gara për administratën shtetërore/ Qeveria hap rreth 1200 pozicione të lira

Ministri: Modernizim i emergjencave

 Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duke folur për situatën alarmante të zjarreve në vend tha se duhet bërë një ristrukturim dhe një modernizim i Mbrojtjes Civile, në mënyrë që episode të tilla në të ardhmen të jenë më të pakta. Peleshi theksoi se ndërhyrja e FA ishte e menjëhershme dhe falë tyre, 70 % e 3 mijë hektarëve tokë të djegur janë shkurre. Ministri tha se duhet krijuar një mekanizëm që të bëhet ndërhyrja në kohë nëpërmjet çdo bashkie ku evidentohet zjarr, e jo në çdo rast të kërkohet ndihma e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas tij, vetëm kështu do të kemi një normalizim të situatës dhe më pak episode të ngjashme si ato të verës me zjarret në të ardhmen. “4.960 trupa dhe 152 mjete të FA, 3309 trupa dhe 113 mjete zjarrfikëse. 1.914 forca lokale të të gjitha bashkive, 1`.400 forca vullnetare, 4.89 forca të policisë së shtetit, 606 forcat e shërbimit pyjor dhe e gjithë administrata e mbrojtjes civile. Kjo ishte fuqia njerëzore dhe motorike e operacioneve nga toka për të luftuar me 389 vatra të zjarrit në të gjithë vendit në harkun e dy muajve. Ndërkohë për ndihmën nga ajri, iu bashkuan forcës sonë tre mjete helikopter nga Holanda, 2 mjete nga Çekia. E vyer ishte mbështetja e ofruar nga SHBA, me ekspertë që asistuan dhe e bënë më efektive operacionin. Në luftë për të mbrojtur së pari jetën dhe natyrën tonë, dy qytetarë, Andrea dhe Tatiana Haxhia humbën jetën, e 4 të tjerë u lënduan. Dëmet do të ishin edhe më të mëdha nëse nuk do të bëhej detyra e duhur dhe heroike e forcave tona”, tha Peleshi.

 

 

Të fundit

Dëbora “pushton” juglindjen, si paraqitet situata në akset kryesore

Reshje dëborë në juglindje të vendit. Me të dendura kanë qenë në zonat malore aty ku e trashësia ka...

Tragjedi në Çeki/ Gjashtë persona humbin jetën nga shpërthimi i propanit

Gjashtë persona u vranë kur një cilindër propani shpërtheu në një restorant në qytetin veriperëndimor çek të Mostit, duke i vënë flakën ndërtesës, thanë...

“Se çfarë fus unë në krevat, nuk është puna jote”- Debate mes dy banorëve në BBV

Pas akuzës të Amber ndaj Bernardit, se sipas saj ai po përdor në lojë “kartën” e të qenurit gej, tensione të shumta janë zhvilluar...

Në 11 Maj, do të ketë çudira të mëdha

  Nga ARTUR AJAZI Në 11 Maj, Partia Socialiste i fiton edhe këto palë zgjedhje. Natyrisht i fiton pasi ka kryer punë. Ka patur arritje dhe...

Ukraina merr peng dy ushtarë korenao-veriorë, Zelensky publikon pamjet

Dy ushtarë të plagosur të Koresë së Veriut janë kapur si robër lufte nga trupat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, tha të shtunën...

Lajme të tjera

Web TV