Biden urdhër ekzekutiv për publikimin e dokumenteve të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që urdhëron publikimin e disa dokumenteve sekrete të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Vendimi është një gjest mbështesës për familjet e viktimave që kanë kërkuar prej kohësh të dhëna, me shpresën për të gjetur informacion që përfshin qeverinë saudite në ngjarjet e atij viti.

Urdhri, i cili vjen pak më shumë se një javë para 20 vjetorit të sulmeve, është një moment domethënës në një debat shumëvjeçar mes qeverisë dhe familjarëve të viktimave, rreth asaj se çfarë ka në dokumentat e konsideruara sekrete në lidhje me sulmet dhe që ato të mund të bëhen publike.

Ky konflikt u shfaq muajin e kaluar kur rreth 1,800 të afërm të viktimave, të mbijetuar dhe punonjës së vijës së parë të frontit thanë se ishin kundër pjesëmarrjes së Presidentit Biden në ngjarjet përkujtimore të 11 shtatorit 2001 nëse dokumentet mbeteshin sekrete.

“Ngjarjet në fjalë ndodhën dy dekada më parë, dhe ato kanë të bëjnë me një moment tragjik që vazhdon të jehojë në historinë e vendit dhe në jetën e kaq shumë amerikanëve”, thuhet në urdhrin ekzekutiv. “Prandaj është jetike të sigurohet që qeveria e Shteteve të Bashkuara të maksimizojë transparencën, duke u mbështetur në klasifikimin si informacion sekret vetëm kur është e nevojshme”.

Urdhri udhëzon Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e tjera të degës ekzekutive që të fillojnë një rishikim të dokumenteve dhe kërkon që ato të publikohen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Megjithatë, ndikimi praktik i urdhrit ekzekutiv dhe çdo dokument të ri që mund të prodhojë procesi nuk është i qartë. Në të shkuarën hetimet kanë nënvizuar lidhjet mes shtetasve sauditë dhe disa prej rrëmbyesve të aeroplanëve që kryen sulmet terroriste, por nuk kanë vërtetuar se qeveria saudite ishte e përfshirë drejtpërdrejt në atë që ndodhi.

Të fundit

Ditë me diell dhe temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me...

Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë për një “SPAK”. Thirrja e tij...

Elia Zaharia flet për divorcin: Jam shumë me fat për mbështetjen që pata nga familja

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën. E...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta! Detajet e linjave që do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht

Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për...

Lajme të tjera

Web TV