NATO: Kina, fuqi globale, po zhvillon me shpejtësi raketa bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi Kinës të bashkohet me përpjekjet ndërkombëtare për të kufizuar përhapjen e armëve bërthamore. Ekzistojnë shqetësime në rritje që superfuqia aziatike po zhvillon me shpejtësi raketa bërthamore.

Shefi i NATO-s tha se më shumë vende duhet të përfshihen në bisedimet e ardhshme të kufizimit të raketave, jo vetëm Rusia. “Kina ka përgjegjësi në çështjen e kontrollit të armëve pasi është fuqi globale”, tha Stoltenberg.

Kina po rrit ndjeshëm aftësinë e saj bërthamore, dhe sipas Stoltenbergut, kjo po bëhet në mungesë të plotë të transparencës. Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme që daton nga viti 1987, duke fajësuar Rusinë për shkeljen e paktit dypalësh.

SHBA-ja kanë instistuar në vazhdimësi që edhe Kina të përfshihet në bisedime për kontrollin e armëve. Por, Pekini ka treguar pak gatishmëri për një që të tillë. Stoltenberg përshëndeti marrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për të zgjatur për pesë vjet të tjera traktatin New START që kufizon armët e tyre strategjike bërthamore. Por ai tha se në angazhimet për mospërhapjen e armëve bërthamore duhet të shtohen edhe teknologjitë e reja, përfshirë inteligjencën artificiale.

Të fundit

Ish-myftiu i Tiranës: Ideja e shtetit Bektashi, pas vizitës së Presidentit izraelit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për...

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip,...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga...

Lajme të tjera

Web TV