Rakacolli: Po diskutohet për t’u vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Teknik i Vaksinimit në vendin tonë po diskuton mbi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për marrjen e dozës së tretë të vaksinës anti COVID. Kështu bëri me dije në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

 

‘Do të merret një vendim nëse do të ulet mosha e vaksinimit, si dhe do të merret një vendim edhe për dozën e tretë. Mbi 12 vjeç është provuar vaksinimi, është diçka që ekspertët tanë të Komitetit të Vaksinimit janë duke e diskutuar dhe do të ketë një vendim shumë shpejt.’- tha Rakacolli.

 

Vaksinimi masiv në vend, sipas Rakacollit, ka sjellë një situatë më të qetë për sa i takon pandemisë së COVID, në vend krahasuar me një vit më parë. Zëvendës ministrja, duke ju referuar të dhënave, tha se kjo tashmë është pandemia e të pa vaksinuarve dhe se në spital  95% e të shtruarve janë të pavaksinuar.

Rakacolli tha se deri tani janë vaksinuar me dy doza rreth 600 mijë qytetarë, ndërkohë që mbi 1.5 milionë kanë marrë një dozë. Zv. ministrja shtoi se në Shqipëri shumica e qytetarëve janë vaksinuar me Sinovac, kjo për faktin se sasia më e lartë e vaksinave që ka mbërritur në vend është Sinovac, me mbi 1 mln doza.

 

‘Situata është më e mirë sesa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, kjo për vaksinimin masiv. Tashmë po hasemi me pandeminë e të pa vaksinuarve. Ato që janë të shtruar në spital janë 95% të pa vaksinuar. Janë edhe të fashave moshore, që duhet të kishin bërë vaksinën. Mbi 1. 5 mln njerëz janë vaksinuar me një dozë. Mbi 25 % e popullsisë e vaksinuar me dy doza dhe rreth 600 mijë të vaksinuar. Përqindja e atyre që kanë marrë Sinovac është me e lartë. Për momentin në Shqipëri kanë mbërritur 1 mln vaksina Sinovac. Ne duam të vaksinojmë popullsinë me vaksina që janë të provuara që janë të suksesshme.’- u shpreh Rakacolli.

 

Lexo edhe :  "Marrëdhënia ime me Ramën"/ Flet Sara Mila: Ja si u bëra një nga deputetet më të votuara

Rakacolli, e cila është edhe kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se nuk do të ketë më një ‘Lock Down’ të madh, kjo për faktin edhe të vaksinimit masiv. Sa u përket shkollave, zv.ministrja tha se do të jenë të hapura fizikisht.

‘Masat shkojnë në përputhje me situatën epidemiologjike. Nuk do të vijë puna që të shkojmë në një ‘Lock Down’ të madh, kjo për faktin e vaksinimit dhe për mënyrën sesi po zhvillohet pandemia, që tashmë është e të pa vaksinuarve si dhe nga përgatitja e sistemit shëndetësor. Shkollat do të jenë të hapura, pavarësisht se jemi përgatitur për skenarë të kombinuar. Për momentin do të jetë fizikisht.’- tha Rakacolli.

 

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV