Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet zëri i personit që kërcënonte psikologen e viktimës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi në Glyka Nera të Greqisë, ku piloti grek vrau bashkëshorten e tij, 20-vjeçaren britanike, në sy të foshnjës së vogël 11 muajshe.
Piloti, Babis Anagnostopoulos, e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift, por kurrë nuk ka rrëfyer se ka pasur një bashkëpunëtor.

Ndërkohë, policia pohon krejt të kundërtën, pasi zëri që bënte kërcënimet në telefon ndaj psikologes Eleni Mylonopoulou, ku shkonte viktima, së nuk ishte i Babis. Sipas gazetës Spirto, Mylonopoulou, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë tha se ishte marrë në telefon nga një person rreth datave 21-25 maj, kur filloi të bëhej publike se ajo kishte zhvilluar seanca me çiftin. Përveç kërcënimeve me telefon, ajo pretendoi se kishte pasur edhe sulme ndaj makinës së saj.

Psikologia i tregoi policisë për 20 seancat që pati me viktimën, nga tetori 2020 deri në shkurt 2021, ndërsa zbuloi se Caroline ndjehej e bllokuar nga piloti 33-vjeçar, Babis Anagnostopoulos. Sipas të njëjtave burime, Caroline i kishte thënë: “Unë jam e dashuruar me personin dhe përrallën që kisha ngritur në mendjen time, por e urrej bashkëshortin tim.”.

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV