Europol: Belgjika dhe Holanda, qendrat kryesore të kokainës në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belgjika dhe Holanda janë bërë qendra kryesore për trafikun e kokainës në Evropë, tha të martën agjencia policore e Bashkimit Evropian – Europol.

Në një raport prej 27 faqesh, të publikuar bashkë me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Krim dhe Drogë, Europol tha se bandat kriminale përdorin qytetet porte të Roterdamit, Hamburgut dhe veçanërisht Antverpin për të transportuar drogën në Holandë, nga ku shpërndahet pastaj në të gjithë Evropën.

Kjo ka bërë që Spanja të kapërcehet si rrugë kryesore e kontrabandës, tha agjencia Europol. Sipas saj, vetëm vitin e kaluar, në Antverp të Belgjikës u kapën rreth 65.6 tonë kokainë. Në shkurt, Gjermania dhe Belgjika kapën bashkërisht 23 tonë – një sasi kjo që u cilësua si rekorde.

Në raport thuhet se tregu i kokainës në Evropë u rrit kryesisht me furnizimet e shtuara nga Kolumbia, ku një marrëveshje e paqes me grupin gueril FARC, e arritur në vitin 2016, ka hapur tregun për konkurrencë.

Raporti po ashtu thekson se bandat evropiane të drogës shpesh operojnë përgjatë vijave familjare, etnike ose gjuhësore, “duke përfshirë bandat marokene dhe shqiptare”, si dhe “grupin mafioz Ndrangheta të Italisë”.

Pas kanabisit, kokaina tani është droga e dytë më e popullarizuar në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, thuhet në raport. Vlerësimet e fundit sugjerojnë se vitin e kaluar kanë qenë rreth 4.4 milionë përdorues të saj.

Të fundit

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Lajme të tjera

Web TV