Katastrofa nga uragani Ida, Biden autorizon ndihmën federale për pjesët e përmbytura të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Joe Biden, miratoi të hënën shpalljen e fatkeqësive madhore për pjesët më të goditura të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit javën e kaluar nga mbetjet e uraganit Ida, duke mësuar kështu dhënien e ndihmës financiare nga qeveria federale.

Ndihma do të jetë e disponueshme për bizneset dhe individët në gjashtë qarqe të Nju Xhersit dhe pesë në Nju Jork, ku reshjet rekord të shiut frynë lumenjtë, bllokuan sistemet e kullimit dhe kanalizimeve dhe përmbytën shumë rrugë, shtëpi dhe dyqane.

Presidenti Biden planifikon të vizitojë rajonin të martën dhe të vlerësojë dëmin personalisht.

Stuhia vrau të paktën 50 njerëz në gjashtë shtete lindore, përfshirë 27 në Nju Xhersi dhe 13 në Nju Jork, pasi la pas një vazhdë shkatërrimi dhe vrau të paktën 12 të tjerë në shtetin jugor të Luizianës, 2’100 kilometra larg, ku uragani mbërriti fillimisht në breg nga Gjiri i Meksikës.

Në rajonin e mbipopulluar Nju Jork – Nju Xhersi, disa nga viktimat që u mbytën u bllokuan nga uji që ngrihej me shpejtësi në apartamentet e kateve nëntokë, ndërsa të tjerët u tërhoqën në makina ndërsa uji vërshonte nëpër rrugë. Stuhia shkaktoi gjithashtu tornado që dëmtuan shtëpitë dhe bizneset.

Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy vizitoi zonat e dëmtuara nga përmbytjet në Lambertville të hënën, në festën kombëtare të Ditës së Punës.

Ai tha se deklarata e fatkeqësisë e miratuar nga Presidenti Biden do të lejojë individët të marrin ndihmë financiare, përfshirë para për strehim të përkohshëm dhe riparime shtëpish dhe kredi me kosto të ulët për të mbuluar humbjet e pronës së pasiguruar.

Kryebashkiaku i Jersey City, Steven Fulop tha se dëmi në infrastrukturën e qytetit u vlerësua në 35 milionë dollarë.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Gjermani, MEPJ: Tre shqiptarë kanë humbur jetën

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul tha se një vlerësim fillestar tregoi se stuhia dëmtoi më shumë se 1’200 shtëpi në shtetin e saj dhe shkaktoi rreth 50 milionë dollarë dëme në infrastrukturën dhe pronën publike.

Në Luiziana, qindra mijëra njerëz mund të mbeten pa energji elektrike për javë të tëra, pasi ekipet e riparimit përballen me detyrën e frikshme të zgjidhjes së linjave të rrëzuara të energjisë dhe transformatorëve që bllokojnë rrugët./VOA

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV