Ema paralajmëron për efektin e vaksinës Astra Zeneca, ja me cilën sindromë mund të lidhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Evropiane e Barnave së fundmi ka shtuar sindromën Guillain-Barré në listën e saj të efekteve anësore të mundshme të vaksinës AstraZeneca për Covid-19.

Ndër të tjera pjesë e listës së efekteve anësore janë edhe dhimbja në këmbë dhe krahë ose në stomak, dhe simptoma të ngjashme me gripin.

Agjencia Evropiane e Mjekimeve theksoi se lidhja shkakësore midis Guillain-Barré (GBS) dhe vaksinës AstraZeneca, e njohur si Vaxzevria, është “të paktën një mundësi e arsyeshme” pasi 833 raste GBS u raportuan nga 592 milion doza të vaksinës në korrik.

EMA e kategorizoi efektin anësor si “shumë të rrallë”, niveli më i ulët në kategorizimin e Agjencisë për incidencën e efekteve anësore dhe theksoi se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

Ndërkohë administrata Federale e Barnave në SHBA (FDA) ka bërë një paralajmërim për sindromën Guillain-Barré si një efekt anësor i mundshëm i vaksinës Johnson & Johnson kundër koronavirusit të ri.

Sipas të dhënave rezulto se të dy vaksinat përdorin teknologjinë e vektorit viral dhe gjithashtu janë shoqëruar me raste të rralla të tromboembolizmit.

EMA gjithashtu ka shtuar një shenjë paralajmëruese për disa efekte anësore më pak serioze në vaksinat Johnson & Johnson, Moderna dhe AstraZeneca. Në veçanti, në lidhje me vaksinën Janssen, efektet anësore përfshijnë nyjet limfatike të fryra, ndjesi të pazakontë, tringëllimë në veshë, diarre dhe të vjella.e.su.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV