Skandali në botën e modës, 7 modele të famshme akuzojnë burrin e fuqishëm për përdhunim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori publik i Parisit nisi një hetim paraprak ndaj burrit të fuqishëm të modës, 71-vjeçarit Gerald Marie, pasi akuzohet për përdhunim dhe sulme seksuale.

Mes grave që e akuzojnë 71-vjeçarin janë: modelja e famshme Carré Otis, ish-bashkëshortja e Mickey Rourke, e cila pohon se ishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur kur ajo ishte 17 vjeç dhe jetonte në një dhomë në apartamentin e Marie në vitin 1986. Otis, aktualisht 52 vjeç, është nënë e dy vajzave, zbuloi se Marie e dhunoi atë ndërkohë që ishte fejuar me supermodelen Linda Evangelista .

Gerald Marie, drejtori aktual i agjencisë së modelingut “Oui”, ishte drejtori i agjencisë historike “Elite Models” në Evropë. Agjencia e modelingut që për shumë vite konsiderohej më e rëndësishmja në botë, u themelua në 1971 në Paris nga John Casablanca dhe Allen Kittler. Nga kjo agjenci kanë dalë disa nga emrat më të rëndësishme në fushën e modës, si Naomi Campbell , Claudia Seifer, Cindy Crawford dhe Linda Evangelista, ish bashkëshortja e Marie.

Gjashtë gra të cilat kanë marr mbështetjen e kolegeve të tyre janë gati të dëshmojnë kundër kundër Gerald Marie në Paris. Emra të mëdhenj në fushën e modës, të tilla si Carla Bruni dhe Polina Poritskova, kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre për abuzimin seksual ndaj grave.
“Industria e modës duhet të eliminojë abuzimin seksual,” tha Carla Bruni, duke shtuar se: “Gratë duhet të mbrohen nga dhuna seksuale në vendin e punës.”

Përdhunime “të panumërta”
Rreth 24 gra thuhet se kanë fajësuar Gerald Marie. Amerikania Jill Dodd tha se ajo ishte përdhunuar në vitin 1980, kur ishte 19 vjeç. Një tjetër amerikane, Carrie Sutton, foli për përdhunime “të panumërta” në vitin 1986, kur ajo ishte ende e mitur, 17 vjeç. Suedezja Emba Carlson, tani 51 vjeçe, ka rrëfyer se është përdhunuar nga Marie në vitin 1990. Të gjitha këto raste janë të parashkruara.

Lexo edhe :  Kush është i dashuri i Beatriçes së "Shkodra Elektronike"?

Duke folur për Sunday Times, Marie “mohoi kategorikisht” akuzat . “Ky hetim do të lejojë, shpresoj, që të tjerët të gjejnë guximin dhe të marrin fjalën.

Sipas Guardian, Kare Otis ka ngritur një padi në bazë të ligjit për abuzimet tek të miturit sipas të cilit viktimat e abuzimit kanë të drejtë të padisin autorët e dyshuar të krimeve kundër tyre, pavarësisht sa vjet kanë kaluar nga incidenti.

Ndërkohë ish-bashkëshortja e të akuzuarit supermodelja Linda Evangelista ka mbështetur gratë që akuzojnë Marie për përdhunim.

Duke folur për Guardian’s Weekend, Linda Evangelista tha se besonte në pretendimet e grave për përvojat e tyre me Marie.

“Gjatë marrëdhënies sime me të, nuk dija asgjë në lidhje me akuzat kundër tij, kështu që nuk mund t’i ndihmoja këto gra,” tha modelja e famshme që ishte martuar me Marie midis viteve 1987 dhe 1993. “I dëgjoj ato tani, dhe bazuar në përvojat e mia, besoj se ato po thonë të vërtetën. Më copëtohet zemra sepse këto plagë mund të mos mbyllen kurrë dhe admiroj guximin dhe forcën e tyre për të folur sot”, tha Evangelista.

Të fundit

Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

Përpara fillimit të sezonit të verës, autoritetët spanjolle i kanë kërkuar Airbnb të heqë më shumë se 65,000 shtëpi...

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë...

Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson në Evropë

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane...

“Njerëzit e dinë që jam homoseksual,” ambasadori i BE në Shqipëri: Jam i martuar me burrë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me javën kulturore europiane dhe nën...

Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, qytetari i merr armën policit dhe tenton të…

Një konflikt që mund të përfundonte me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë. Konflikti raportohet se...

Lajme të tjera

Web TV