Hoqi Berishën nga grupi parlamentar, Topalli thirrje demokratëve: Përjashtoni Bashën nga PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jozefina Topalli ka reaguar ashpër kundër Lulzim Bashës, menjëherë pas vendimit që ai dha për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Ish-kryetarja e Kuvendit gjatë qeverisjes së PD-së, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një thirrje të fortë kundrejt demokratëve, duke iu kërkuar atyre që ta përjashtojnë Bashën nga partia.

Sipas Topallit, kreu i PD-së po punon kundër interesit kombëtar, por në veçanti edhe kundër interesave të partisë.

Postimi i plotë i Jozefina Topallit:

Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen!

Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demonratike!

Lulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike.

Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike .

Cdo dite, qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike.

Nese ka nje person qe ka minuar demojracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.

Qe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk  pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit.

Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti.

Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille ata te vendit.

Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene.

Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama.

U bene kaq vite qe ia them demokrateve.

Po e  perseris edhe sot.

Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite ai e ka emrin Lulzim Basha.

Lexo edhe :  Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Nese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise ai e ka perseri emrin Lulzim Basha.

Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij.

Kete e ka deshmuar ne vite.

Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej.

Sonte tha :- kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen.

Prap e konsideron vehten mbi ligjin.

Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete.

Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen.

 

Të fundit

Emrat: Vota preferenciale, në Tiranë garë mes 5 zonjave të PS për dy mandate

Përveç vëmendjes në Tiranë ku PD-ja po lufton me Mundësinë për një mandat, apo në Fier, ku Lapaj pretendon...

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar mbi një cisternë ruse të...

Berisha drejt largimit? Analisti: Nuk e bashkoi dot opozitën, të shkarkohet!

I ftuar në Euronews Albania, analisti Agim Baçi foli në lidhje me humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit. Baçi ia faturoi...

“Do çojmë provat në Kongresin Amerikan”, Berisha vazhdon avazin si Luli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur për të denoncuar farsën zgjedhore...

Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

Jo të gjitha punët janë për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për punë që kërkojnë guxim ekstrem. Kevin Schmidt është një nga ata...

Lajme të tjera

Web TV