Kim shtyn SPAK-un: Ndiqni korrupsionin e të mëdhenjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar kreun e SPAK për luftën ndaj korrupsionit. Ajo i ka kërkuar Krajës që të jetë “i pavarur” në hetime, pavarësisht se sa i pasur apo me influencë politike të çdo partie është personi i korruptuar.

Lufta ndaj korrupsionit mbetet një sfidë për Shqipërinë dhe për procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Edhe pse u lançua se do të ketë kapje të peshqeve të mëdhenj apo arrestime të bujshme, pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes dhe zëvendesministres së Brendshme asnjë arrestim nuk u krye në këtë muaj vere. Si një “zgjim”, shefja e diplomacisë ka trokitur në derën e kreut të SPAK, duke i kërkuar mos tolerojë askënd. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi ditën e djeshme një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Në një postim në “Twitter”, Kim shkruan se SPAK duhet të ndjekë korrupsionin pavarësisht se sa i fuqishëm, i pasur apo secilës parti i përket individi. Ndër të tjera, Kim ka treguar arritjet e SPAK ku ndër të tjera, ka qenë dhe konfiskimi i mbi 70 milionë eurove të parave që qarkullonin nga veprimtari kriminale. “U takova me shefin e SPAK Arben Kraja për të nënvizuar pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht se sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të NBI, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë” ka shkruar shefja e diplomacisë. Ajo ka nënvizuar se që nga fillimi i këtij viti, SPAK ka hapur 264 raste të reja të korrupsionit. “Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…”, shkruan ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Lexo edhe :  Trump bën deklaratën e fortë: Serbia do të niste luftë në Kosovë, unë e kërcënova

Raporti

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka edhe komentuar raportin e fundit të Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit në Shqipëri. “Ka një lidhje të drejtpërdrejt mes sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta, përfshi atë të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së pronave, gjykatat e pastra dhe procedimi i rregullt i korrupsionit do të tërheqë më shumë investime amerikane dhe do t’u japë shqiptarëve më shumë mundësi për prosperitet”, shkroi ambasadorja në Twitter. Në raportin e fundit të Dhomës Amerikane, u tha se besimi i biznesit tek ekonomia ka rënë. Shkak është bërë ndikimi i pandemisë së Covid-19 dhe progresi më i ulët se sa pritej në treguesit kryesorë. Besimi i biznesit në Shqipëri ra me 0,5% në 2021, duke arritur në 37,6, krahasuar me vitin e mëparshëm kur ky tregues ishte 38,1. Rënia e besimit të përgjithshëm të biznesit ishte relativisht e vogël, por e rëndësishme, pasi shënoi nivelin më të ulët të besimit nga bizneset, që nga fillimi i Indeksit në 2012.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV