Qeveria franceze u jep shtetësinë më shumë se 12 mijë punonjësve, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca këtë të enjte ka bërë me dije se u ka dhënë shtetësinë mbi 12.000 punëtorëve të vijës së parë të frontit

Mediat raportojnë se Franca u ka dhënë shtetësi më shumë se 12.000 punëtorëve që ishin në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë, profesioni i të cilëve i kishte ekspozuar ndaj rrezikut për t’u infektuar. Dhurimi i shtetësisë për këta persona u bë përmes një procedure të përshpejtuar.

Përpos përshpejtimit të procesit të aplikimit, i cili normalisht merr deri në dy vjet, qeveria gjithashtu e zbuti kriterin e banimit nga pesë në dy vjet për këta persona.

Ministrja e Shtetësisë, Marlene Schiappa, ka thënë se i mirëpret bashkudhëtarët e rinj në shtetësinë franceze në emër të republikës.

Schiappa tha se për këtë privilegj kanë aplikuar mbi 16.000 persona, ndërsa përgjigje pozitive kanë marrë 12.012 prej tyre.

Ndërkohë në shtator të vitit të kaluar, ministria e Brendshme e Francës i ftoi ata që kanë kontribuuar aktivisht në luftën kundër pandemisë që të aplikojnë për marrjen e shtetësisë me procedurë të përshpejtuar.

 

Të fundit

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Lajme të tjera

Web TV