Ecnin me 169 km/h e të dehur, gjobiten 976 drejtues mjetesh dhe pezullohen 46 leje drejtimi (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër rekord gjobash është shënuar në 24 orët e fundit, ku 976 shoferë të ‘pabindur’ janë gjobitur në të gjithë vendin, për shkak se janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi mbi normat ose të dehur në timon. Shpejtësia varionte nga 132 km/h dhe maksimumi i shënuar është 169 km/h.

Ndërkohë, 8 shoferë kanë rënë në pranga, sepse 2 prej tyre po drejtonin mjetin pa patentë, ndërsa 6 të tjerë po udhëtonin nën efektin e alkoolit.

Pavarësisht kontrolleve të shtuara në rrugë nga policia, zbatimi i rregullave rrugore vijon të mbetet një problem. 46 leje drejtimi janë pezulluar në 24 orë, ku prej tyre 32 janë pezulluar pasi shoferët po lëviznin me shpejtësi mbi normat dhe 14 të tjerë ishin të dehur në timon.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos shpejtojnë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, në mënyrë që të ruajnë veten dhe të tjerët rreth tyre.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV