Përjashtimi i Berishës/ Rama: Dora për Bashën e shtrirë përtej zhvillimeve në PD!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se dora e tij për bashkëpunim është e shtrirë për opozitën, përtej zhvillimeve në PD.

“Ndalova për t’ju uruar një punë të mbarë, dhe të fryshshme si shërbëtor të publikut në këtë shesh në hyrje të parlamentit, do të angazhohem personalisht dhe PS do të bëjë të gjithë përpjekjen që të kemi sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit, për sfidat e përbashkëta që ka vendi dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë fatkeqësisht në shumë e shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve që kanë abuzuar vijimisht për qëllime e interesa, ambicie që mund të jenë edhe të natyrshme, por që nuk janë kurrë të mjaftueshme, për t’u ngritur mbi interesat dhe shpresat e qytetarëve.

PS sot është në një moment shumë të rëndësishëm sepse duhet të ndjej në të gjithë qelizën e saj çuarjen e vendit diku tjetër. Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin e trete me dorën e shtrirë për diçka që e kam thënë që në krye të herë së pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda PD, për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve. Unë jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin e pari dhe duke u përmirësuar edhe në raport me ju (i referohet gazetarëve).

Jam i vetëdijshëm që padashje kam kaluar kufirin, ju jap fjalën që do bëj çmos që të jem në dispozicionin tuaj i urtë dhe i dashur. E kuptoni se sa e madhe është sfida jonë. Trishtimet dhe gëzimet janë shumë të brendshme për t’i shpërdoruar për diçka që i përket një tjetër kampi politik”, tha Rama.

Të fundit

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para...

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Lajme të tjera

Web TV