Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Ja kush është më i miri sipas matematikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo është pyetja e përjetshme në futbollin modern dhe tani një akademik në Angli i është drejtuar matematikës në përpjekje për ta zgjidhur atë.
Dr Tom Crawford i Universitetit të Oksfordit krijoi një model të dhënash për të krahasuar 10 futbollistët më të mire të të gjitha kohërave, të zgjedhur sipas kritereve të caktuara duke i renditur ata duke përdorur statistikat.

Crawford u pyet nga LiveScore, nga të cilët Cristiano Ronaldo është ambasadori global, të hartojë indeksin GOAT (Greatest of all time – Më i miri i të gjitha kohërave) dhe matematicieni e filloi detyrën me entuziazëm.

Për t’u përfshirë në 10-shen e parë fillestare, lojtarët duhej të shënonin shumë në shtatë kategori: trofetë e klubeve, trofetë ndërkombëtarë, golat e klubit, golat ndërkombëtarë, Topin e Artë (minimumi dy), rekordet, sezonet e faktorit Z (matematikisht fushata të jashtëzakonshme).

Në një model kompleks, u caktuan pikë për secilën kategori bazuar në faktorë të shumtë, duke marrë parasysh vështirësinë e arritjeve të caktuara dhe duke shpërblyer ata lojtarë që patën sukses në shumë liga.

Statistikat e Messit dhe Ronaldos

Pas shumë diskutimeve, sistemi i Dr. Crawford dha një top 10-she dhe një përgjigje për debatin Messi vs Ronaldo.

Ishte sulmuesi portugez ai që fitoi vendin e parë, me rekordin e tij të shënimit të golave dhe sukseset në ligat e shumta vendase që e ndihmuan atë, duke lënë pas kështu lojtarin më të ri të PSG, Lionel Messin.

Me një rezultat përfundimtar nga 100 të dhënë për secilin lojtar, 10 më të mirët ishin si më poshtë:

1. Cristiano Ronaldo (100)
2. Lionel Messi (94)
3. Pele (85)
4. Ferenc Puskas (57)
5. Ronaldo Nazario (52)
6. Marco Van Basten (44)
7. Alfredo Di Stefano (37)
8. Michel Platini (33)
9. Diego Maradona (31)
10. Johan Cruyff (30)

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV