Real Madridi i ‘dashuruar’ pas Pogba, ja plani që ka për të marrë në “Bernabeu”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zërat e merkatos në lidhje me Real Madridin nuk kanë të bëjnë vetëm me Mbappe dhe Haaland, por edhe Paul Pogba. Mesfushori francez është gati ta përfundojë kontratën e tij në qershor 2022 me Manchester United dhe “Los Blancos” do të përpiqen ta marrin atë falas merkaton e verës së ardhshme. Lajmin e bën të ditur “Mundo Deportivo”.

Në fakt, zërat për mbërritjen e Pogba në Madrid po bëhen më të fortë edhe në Francë, edhe në Angli. Mesfushori kampion bote dëshiron vetëm Real Madridin dhe do të refuzonte një ofertë të mundshme nga PSG apo Juventusi, dy klubet e tjera të interesuara për të. Natyrisht, megjithatë, Manchester United nuk ka në plan ta humbasë lojtarin me parametra zero dhe shpreson të rinovojë kontratën e tij në dimër.

Nëse Pogba nuk rinovon, “Djajtë e Kuq” do të mendojnë për një shitje të mundshme në janar. Por, siç raportohet nga gazeta katalanase, Real Madridi ka në mendje ta marrë Pogban vetëm si transferim falas.

Real Madridi, gjithashtu do të duhet të merret me Mino Raiola, agjentin që përfaqëson francezin. Marrëdhëniet midis Raiola dhe Florentino Pérez nuk kanë qenë të mira në të kaluarën, por tani ato duket se janë përmirësuar.

Raiola, midis Haaland dhe Pogba, mund të jetë njeriu kryesor në merkaton e ardhshme të “Los Real Madrid.

Pogba ishte obsesioni i Zidane, i cili në sezonet e fundit në stolin e bardhë e pati kërkuar gjithmonë mesfushorit francez. Ai e konsideronte atë themelor, por Real Madridi kurrë nuk arriti të nënshkruajë me të

Të fundit

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në...

Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i fundit që të aplikojnë për...

Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i cili u rrëzua në det...

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili u shpall fajtor për përdhunimin...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Lajme të tjera

Web TV