Kontratë 6-vjeçare me klauzolë 1 miliardë euro/ Mbappe drejt firmës me Real Madrid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kylian Mbappe dhe Reali i i Madridit nuk u bënë bashkë këtë verë, pavarësisht këmbënguljes deri në fund të palëve, pasi Paris Saint Germain u rezistoi ofertave të spanjollëve dhe kërkoi të mbajë francezin të paktën edhe një vit në “Parc des Princes”, ashtu siç parashikon kontrata.mba

Megjithatë “martesa” Mbappe-Real Madrid vetëm sa është shtyrë me disa muaj, pasi sulmuesi i talentuar ka kontratë deri verën e ardhshme me PSG-në dhe ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovim, pasi e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Prej muajit janar sulmuesi francez është i lirë të nënshkruajë me cilin klub të dojë dhe mediat në Paris raportojnë se Mbappe është gati të firmosë një kontratë 6-vjeçare me “Los blancos”, nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro pagë vitin e parë dhe nga 20 milionë euro neto në 5 vitet në vijim.

Nga ana tjetër, Florentino Perez synon ta blindojë sulmuesin francez jo vetëm me një kontratë afatgjatë, por edhe me një klauzolë stratosferike prej plot një miliardë eurosh, aq sa e ka pasur dikur Cristiano Ronaldo dhe e kanë aktualisht Bale e benzema.

Natyrisht që asnjë klub nuk mund të marrë përsipër të paguajë një shifër të tillë, ndaj edhe kjo klauzolë ka më shumë vlerë simbolike, pasi i jep klubit pozita vendimmarrëse në lidhje me të ardhmen e futbollistëve.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV