Krimi në Fier/ Dëshmia tronditëse e vëllait të viktimës: Motra po hante bukë, do më vriste dhe mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Bengaj, vëllai i Sabrina Bengajt, e cila mbrëmjen e djeshme mbeti viktimë pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Elton Meta, ka treguar për gazetarët si ka ndodhur ngjarja.

Ai është shprehur se e motra, kishte qenë duke ngrënë bukë pasi sapo ishte kthyer nga puna, kur në derë të shtëpisë së prindërve në Zhupan të Fierit, ku ishte rikthyer prej një viti, kishte shkuar ish-bashkëshorti.

Mamaja e saj i ka kërkuar të largohet por ai ka kërkuar me ngulm të takojë Sabrinën. Pasi e ka qëlluar me armë zjarri, ajo ka ndërruar jetë në vend.-raporton abcnews.

Armando Bengaj thotë se e ka marrë vesh ngjarjen nga e shoqja e cila është edhe shtatzënë, ndërsa shton se autori e ka kërkuar edhe atë për ta vrarë.

Ai tregon se autori ishte liruar prej datës 20 korrik, ndërsa për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, bën fajtorë gjyqtarët për lirimin e tij nga burgu.

Të fundit

BE kritikon planin izraelit në Gazë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se plani izraelit për ngritjen e ngulimeve dhe të...

Mediat spanjolle: Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe

“Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe, e njohur si ‘Karaibet Evropiane’”. Me këtë titull, revista e njohur spanjolle Hola i ka kushtuar një reportazh të gjatë...

Shpërthim i fortë në Manhattan, retë e zeza të tymit mbulojnë Nju Jorkun

Një shpërthim ka tronditur zonën e sipërme të East Side Manhattan, me re tymi të zi që janë ngritur në qiell mbi qytetin e...

Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

Një raport i Bankës Botërore rendit Shqipërinë dhe Serbinë si dy vendet që preken më shumë nga ndryshimet klimatike. Raporti identifikon 6 rreziqet me...

Rikonfirmimi i ‘non gratës’ së Berishës dhe pse të gjithë në PD bëjnë sikur s’e shohin

Nga Namir Lapardhaja  E gjithë retorika e ngritur e Berishës dhe e mbështetësve të tij në lidhje me ‘non gratën’ ka qenë dhe vijon të...

Lajme të tjera

Web TV