“PD ishte në diktat, SHBA nuk pranonte negociata”, Gjekmarkaj rrëfen çfarë i tha Lulzim Bashës pas vendimit për Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë’’ e ka konsideruar një vendim të vështirë përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD.

Gjekmarkaj tha se me këtë vendim Basha i ka çliruar nga një përgjegjësi e madhe të gjitha strukturat e PD.

Sipas tij nëse Basha nuk do ta bënte një gjë të tillë PD rrezikonte të shpallej një organizatë e padëshiruar nga SHBA.

“Nuk e teproj nëse them se kur Basha shpalli këtë vendim ngjante me një personazh tragjik. Unë e kam pritur me trishtim të madh. Edhe vetë zoti Basha e ka pritur me trishtim të madh. Procedura e ndjekur linte për të dëshiruar, por nëse do të votohej të gjithë do të votonin kundër nga nderimi dhe roli në historinë e Shqipërisë. Berisha i ka bërë nderime shumë të vyera vendit. Është një vendim i vështirë i marrë nga Basha. Ky vendim i ka shmangur deputetët, i ka çliruar ata nga një përgjegjësi. Basha kishte dy rrugë: ose të merrte këtë vendim ose të jepte dorëheqjen. PD ishte në diktat. Nëse dorëhiqej Basha vinte një tjetër duke u rrezikuar qe PD të shpallej një organizatë e padëshiruar. Është e pamundur të vish në pushtet me përplasje me Amerikën. Ishte një rrugë pa shteg, e vetmja. PD do të hynte në një krizë dhe përplasje me SHBA-të që e rritën presionin ndaj PD-së. Ata lanë një ultimatum në zyrën e liderit demokrat. Ishte gabim, por ishte gabimi i duhur. Nuk mendoj që e ka bërë për interesa personale pasi vetë ai e mbështeti në 2-13-ën, në 2017-ën dhe 2021-shin. Është një vendim që e ka marrë një vend i huaj. Mua më dhemb si vendim”- tha ai./balkanweb.

Të fundit

Kandidoi për PS por nuk fitoi, reagon Endrit Braimllari

Endrit Braimllari, i cili u largua nga Partia e Lirisë dhe iu bashkua PS-së duke kandiduar në zgjedhjet parlmentare...

Darka private në Pallatin e Brigadave! Spiropali publikon fotot e pritjes së Macron,

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka publikuar foto nga darka private e pritjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron së bashku me Zonjën e Parë Brigitte...

“Qytetarët i besuan Edit”- Linda Rama: Ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd!

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka komentuar në Forumin Ekonomik fitoren e katërt të të shoqit në krye të qeverisë, duke u...

PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota.

Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së...

“Muzika është në gjak tek ne”, rrëfimi prekës i babait të Beatriçes

Babi i Beatriçe Gjergji rrëfenë se para se të ngjitej në skenën madhështore të Eurovizionit, muzika ishte tashmë pjesë e pandashme e jetës së...

Lajme të tjera

Web TV