Përfundon procesi i legalizimit në zonen e Gërdecit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zona që përfshin fshatrat Gërdec dhe Shargë në Bashkinë e Vorës, përmbyllin procesin e legalizimeve.

Mesditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame , i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Vorë ishte në fshatin Gërdec për t’ju dorëzuar banorëve vendimin e fundit të legalizimit për këtë zonë. Vec kësaj në këtë zonë egziston edhe një numër familjesh që në gjithë këto vite nuk e kanë bërë fare kërkesën për legalizim, ndërsa Drejtoria vendore Vorë edhe për ata ka ndjekur dokumentacionin me qëllim që procesi të mbyllet për të gjitha familjet.

Lame lexoi listën e këtye familjeve, duke ju bërë apel të bëjnë kërkesën për legalizim. Janë gati 20 objekte në të dyja këto fshatra që as nuk janë vetdeklaruar pranë institucionit të Kadastrës.

Në të gjithë Bashkinë Vorë për periudhën 2005-2013 kanë qenë legalizuar vetëm 22 objekte. Kurse për periudhen 2014 – 2021 janë legalizuar 2620 objekte informale, duke e cuar kështu drejt përmbylljes procesin e legalizimeve në këtë Bashki.

Shumica dërmuese e banesave të legalizuara janë ndërtuar pas tragjedisë së vitit 2009 që shkatërroi pjesën më të madhe të banesave egzistuese të deriatëhershe. Megjithëse në ato vite u tha që banesat e reja do të ishin me leje nga shteti, kjo gjë nuk ndodhiasnjëherë dhe i gjithë fondi i banesave u desh të kalohej tashmë përmes procesit të legalizimeve.

 

 

 

Të fundit

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A...

Sulmet kundër prodhuesve vendës kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

Në një botë ku media është vendosur të mbrojë të vërtetën, të informojë dhe të ngrejë zërin për drejtësi, në Shqipëri kemi krijuar një...

Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA falë tarifave të mia!

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

Ndërsa jemi në kulmin e sezonit të pushimeve dhe në prag të shtatorit, muajit kur pritet të konstituohet Parlamenti i ri, dalë nga zgjedhjet...

Kosovë, protestë kundër Gjykatës Speciale për vendimin ndaj Thaçit

Këtë të enjte në Prishtinë zhvillohet protesta kundër Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Si rrjedhojë disa emigrantë kanë zhvilluar...

Lajme të tjera

Web TV