Nuk respektuan rregullat, policia arreston 14 shoferë dhe gjobit 1.343 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe  5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu, policia bën me dije se janë pezulluar 52 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1343 drejtues.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, qendrat urbane dhe rurale. Kontrollet  me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe  5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi .

Janë pezulluar 52 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt.            Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1343 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara.

Policia e Shtetit nisur dhe nga fakti se ka akoma fluks të shtuar në akset rrugore   në drejtim të zonave bregdetare dhe kthim, ku aktualisht ka filluar të rritet ndjeshëm fluksi  në drejtim të Tiranës dhe Morinës, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera  e aparatë fotografik.

Lexo edhe :  Dosja e Sterilizmit, Beqaj kërkon pafajësi:I referohen çështjes si “Beqaj dhe të tjerët"

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

Të fundit

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneren e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara...

Sikur Saliu të ishte pak si..Trump-i

Nga ARTUR AJAZI Gjithmonë e kam menduar muajt e fundit faktin, dhe mendoja “sikur Sali Berisha të ishte të pak si Donald Trump”. Besoj fort...

Europa kthen sytë në Serie A, sot do të kurorëzohet kampioni i “Scudettos”

Në Itali shpallen kampionët, në një mbrëmje me dy pole që pritet të jetë drithëruese dhe plot emocione, njëlloj si ky sezon që me...

Refuzon Fiat 500 e Françeskut, zbulohet makina që do të mbajë Papa Leoni

Papa Leoni XIV nuk duket si një adhurues i Fiat-it. Kjo pasi Papa amerikan zgjodhi një model shumëfunksional nga një prodhues gjerman i automobilave...

“Tërmet” tek M.United, “Djajtë e Kuq” nxjerrin të gjithë lojtarët në shitje

Zhgënjimi historik këtë sezon i Manchester United do të sillte sigurisht pasoja të forta dhe në fakt kështu do të jetë Manchester United ka vendosur...

Lajme të tjera

Web TV