Zbulohet urdhri i ri i Lulzim Bashës për Sali Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi i PD, Lulzim Basha ka zgjedhur rrugën e përballjes frontale me ish-paraardhësin e tij në selinë blu.

Basha ka deklaruar se që nga sot daljet mediatike të eksponentëve të PD do të jenë më të shpeshta dhe fokusi do të jetë te sqarimi i opinionit publik dhe demokratëve për cështjen Berisha.

“E shpreha edhe dy ditë më parë që po e përcjell me shumë keqardhje gjuhën e përdorur nga z.Berisha pas vendimit të detyruar për ta larguar atë përkohësisht nga grupi parlamentar. Është momenti që secili nga ju të mos i shmanget mediave dhe interesit publik për këtë çështje.

Të sqarojmë se vendimi ishte i pashmangshëm dhe i detyruar, ndaj edhe demokratët të sqarohen që të mos krijohet asnjë përshtypje se demokratët janë të përçarë, ose akoma me tepër që ka dy grupe kundër njëri-tjetrit” u tha Basha.

Deklaratën Basha e bëri sot gjatë mbledhjes që pati me disa prej të besuarve të tij në kryesinë e PD.

Ajo që ra ne sy, ishte mungesa e disa prej kritikëve që u shprehën kundër vendimit për përjashtimin e Berishës pak ditë më parë. Për Flamur Nokën, Oerd Bylykbashin, Luçiano Boçin, Albana Vokshin nuk ka pasur një ftesë për të qenë pjesë e mbledhjes.

Të fundit

Një reagim i Trump i bën gjëmën miliarderit Elon Musk, Tesla bie për dy arsye

Aksionet e Tesla-s (TSLA) ranë me 7.6% sot para hapjes zyrtare të bursës, pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon...

“Ishte rrëmbim”/ Malltezi flet për herë të parë pas 20 muajsh në arrest

Jamarbër Malltezi, prej mbi 20 muaj i mbajtur në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ka dhënë më shumë detaje, lidhur me dritë-hijet e...

Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!

Nga Ylli Pata Vendimet e marra nga GJKKO-ja me personazhet e nivelit të lartë politik, që nga rasti “Tahiri”, e me radhë, nuk kanë gjetur...

Lirimi i hapësirave publike, nesër Rama do të jetë në Durrës

Sot nisi në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike. A2 ka raportuar se kryeministri Edi Rama nesër do të shkojë në qytetin bregdetar...

“Nuk është e vërtetë!” Skënder Brataj reagon për lajmet mbi atentatin

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në rrjete sociale ka përgënjeshtruar lajmet se ka rënë pre e ndonjë atentati apo është...

Lajme të tjera

Web TV