E pazakontë/ Uji merr ngjyrën e gjakut në vendin që përmendet në Bibël (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fenomen i frikshëm ka ndodhur gjatë ditës së sotme pranë Detit të Vdekur, në rajonin biblik të Moab, ose ndryshe Jordania e sotme. Banorët dhe njëkohësisht shkencëtarët janë shokuar pasi uji ka marrë një ngjyrë të kuqe të theksuar si gjaku. Ekspertë nga qeveria jordaneze kanë shkuar në terren dhe kanë marrë mostra nga laguna për të hetuar shkaqet e fenomenit. Megjithatë ende nuk ka një shpjegim zyrtar. Pamjet e publikuara kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi ujërat me ngjyrë të kuqe kanë një domethënie shumë të madhe në Testamentin e Vjetër, si një nga 10 plagët që Zoti hodhi ndaj Faraonit të Egjiptit për të shpëtuar hebrenjtë nga skllavëria.

Në Bibël thuhet se Zoti i ktheu ujërat e lumit Nil në gjak, duke shkaktuar kështu ngodhjen e peshqve dhe një etje të përgjithshme për egjiptianët. E gjitha kjo erdhi si ndëshkim ndaj Faraonit, i cili refuzoi të lironte skllevërit hebrenj. Në brigjet lindore të Detit të Vdekur ku ndodhet “pellgu i kuq i gjakut”, ndodhen gjithashtu edhe qytetet e Sodomës dhe Gomorrës, të cilët u ndëshkuan nga Zoti për shkak të mëkateve dhe veseve të tmerrshme.

Të fundit

Kandidati i listës së Berishës në Kavajë tërhiqet nga gara: Nuk ishte vendim i lehtë

Kandidati i 'Aleancës për Shqipërinë Madhështore', Rudin Hylviu, ka marrë vendimin për të tërhequr fushatën e tij aktive dhe...

Interi pëson humbjen e tretë në 7 ditë, zikaltrit në krizë para Barcelonës

Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj me Bolonjën, dhe të tretën brenda javës, po të përfshijmë edhe derbin...

Rama nga Vlora: Thanë se Trump do hiqte ‘non gratën’, por u dashkan 6 mln euro

Kryesocialisti Edi Rama po vijon ditën e sotme nga Vlora takimet e tij në kuadër të fushatës elektorale të 11 Majit. Rama është duke zhvilluar...

Napoli merr “timonin” e Serie A, Interi pëson disfatë në shtëpi ndaj Romës

Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj me Bolognan. Zikaltërit e Inzagit janë mposhtur në shtëpi nga Roma me shifrat...

Tirana fiton derbin, mbyll kampionatin e teta! Partizani zyrtarisht në “Final 4”

Tirana fitoi derbin me Dinamon me rezultatin 2-0 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Zharmuni në të 88-ën. Ekipi i drejtuar nga...

Lajme të tjera

Web TV