“Pfizer” nxjerr studimin: Përse duhet doza e tretë e vaksinës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dilemat nëse duhet të injektohet doza e tretë e vaksinës apo jo vazhdojnë në shumë vende. “Pfizer” deklaron se të dhënat nga SHBA dhe Izraeli tregojnë se efikasiteti i vaksinës kundër Covid-19 po bie me kalimin e kohës, por duke shtuar se doza përforcues është e sigurt dhe efektive për të trajtuar virusin dhe variante të reja.

Kompania do të paraqesë detajet të Premten në një takim me konsulentë të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA). Paneli i ekspertëve pritet të bëjë rekomandime nëse më shumë amerikanë duhet të marrin doza e tretë.

Të dhënat nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara tregojnë se normat e ri-infeksionit po rriten më shpejt te njerëzit që janë vaksinuar më parë” tha përfaqësuesi i “Pfizer”.

Rënia e niveleve të efikasitetit “është kryesisht për shkak të një zvogëlimi të përgjigjes imune ndaj vaksinës me kalimin e kohës” dhe jo aq shumë për mutacionin Delta, thonë shkencëtarët e “Pfizer”.

Të dhënat e para nga një kompani shëndetësore izraelite tregojnë se doza e tretë është shumë efektive në zonat ku mutacioni Delta është mbizotërues, sipas dokumentit të “Pfizer”. Doza e tretë te njerëzit mbi moshën 60 vjeç u shoqërua me një efikasitet prej 86% kundër një diagnoze pozitive të Covid.

Për sa i përket përgjigjes imune, një muaj pas dozës së tretë, nivelet e antitrupave mbrojtës ishin më shumë se tre herë më të larta se një muaj pas dozës së dytë.

Për më tepër, asnjë efekt anësor i ri dhe i papritur nuk u raportua në të dhënat e sigurisë në lidhje me dozat përforcuese në këtë studim klinik, sipas raportit të “Pfizer”./

Të fundit

Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, kush parti kryeson

Edhe në bashkinë Përmet tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Sipas asaj që raportohet, si rezultat forcë...

Dash Sula: 4 gjëra e kanë varrosur Partinë Demokratike në këto zgjedhje

“Sa kohë që në PD do të ketë njerëz që nuk mendojnë për partinë, për demokratët, për Shqipërinë, por mendojnë vetëm për karrigen e...

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme” PS thirrje komisionerëve: Respektoni ligjin

PS i bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën e numërimit të votave deri në fund për të...

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, teksa janë numëruar 470 qendra votimi nga 1282 në total. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste dominon me...

Drejt mandatit të katërt, PS fiton një tjetër bashki

Në bashkinë Cërrik ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Edhe në këtë bashki fituese është Partia Socialiste me një rezultat të thellë, prej...

Lajme të tjera

Web TV