Brenda 2 vitesh përfundon Unaza e Madhe në Tiranë, ministrja Balluku prezanton projektet e mandatit të tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar një sërë projektesh që priten të konkludohen por edhe disa të tjera që do të nisin në mandatin e tretë të qeverisë Rama. Sipas Ballukut, brenda 24 muajve të ardhshëm do të mbyllet Unaza e Madhe në Tiranë.

Po ashtu ministrja ka njoftuar ndryshime për sa i takon portit të Durrësit dhe atij të Vlorës. Kështu, faza e parë e portit ekzistues të Durrësit do të përfshijë edhe ndërtimet me destinacion turistik por edhe marinën elitare. Porti i Vlorës do të kthehet në një port jahtësh. Ndërkohë sa i takon hekurudhës Tiranë-Durrës mësohët se punimet do të nisin në fund të shtatorit.

Porti i Vlorës është një port që ndryshon destinacionin dhe kthehet ne një port jahtesh dhe lidhet me Lungomaren. Ndërsa porti komercial do të mbulojë shërbimet e lëvizjeve tregtare dhe integruar me portin edhe peshkimin. Kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës  ndërsa aeroporti i  Vlorës pritet të mbyllet brenda këtij mandati, ndërsa ai i Sarandës na rezulton që do të ketë kapacitete të rëndësishme nga prillit në tetor për lëvizjen charterave për turistët dhe do i duhet 24 muaj për ndërtim dhe parashikohet dhe ku aeroport të dorëzohen në pranverën e 2025 në përfundim të mandatit të tretë.

Do nis puna për korridorin blu dhe nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati. Nyja e Kasharit dhe deri në Fier pretendohet të mbyllet brenda këtij mandati. duke pasur parasysh gjatësinë e madhe të këtij korridori pjesa tjetër do kërkojë kohë. Bypass i Gjirokastrës është pjesë e këtij korridori dhe më pas deri në Kakavijë.

Sektori hekurudhor duke pasur dhe vëmendje të veçantë nga KE kemi arritur që të përmbyllim fazën përgatitore të projektit të parë Tiranë-Durrës, dhe jemi në një fazë përfundimtare dhe kantieri nis në fund të shtatorit për këtë hekurudhë. Jemi në një fazë të avancuar negociatash për hekurudhën Vorë-Han i Hotit”, tha Balluku.

Lexo edhe :  Krimet zgjedhore, Dumani: Për 43 kallëzime kanë nisur hetimet!

Ministrja gjithashtu ka përmendur edhe nisjen e kantierit të aeroportit të Vlorës, që pritet të fillojë në nëntor.

 

Të fundit

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe...

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Lajme të tjera

Web TV