LOLITA, 66 vjet nga botimi i romanit “të neveritshëm”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 1955, u publikua një nga veprat më të bukura e të diskutueshme në gjuhën angleze. I quajtur “i pështirë”, “i neveritshëm” dhe “i degjeneruar”, libri u shkrua nga një profesor nga Cornell-i, i cili jepte mësim në një klasë të “Masterpieces of European Fiction”.
Profesori, Vladimir Nabokov, kishte botuar edhe më parë disa libra në Amerikë, por të gjithë ishin dështim financiar. I frikësuar prej faktit se mos ndoshta publikimi i “Lolitës” do ta shkarkonte atë nga pozicioni në Cornell, Nabokovi, më parë ia dërgoi dorëshkrimet e tij fshehurazi miqve në Amerikë, për ta publikuar, duke e quajtur atë “bombë me sahat”.
Dorëshkrimi u refuzua botues pas botuesi. “Viking Press” në atë kohë dha sqarimin se, “ne të gjithë mund të futemi në burg, nëse kjo vepër publikohet”.

Ndërkohë, një botues tjetër tha se: “Ne mendojmë se kjo është një letërsi e rendit më të lartë dhe se ajo duhet të publikohet, por të gjithë jemi të shqetësuar në lidhje me pasojat e mundshme që mund të prekin të dyja palët, botuesin dhe autorin. Ndoshta aspekti më frustrues i atyre kundërshtimeve ishte miratimi i redaktorëve që e lexuan dorëshkrimin. Edhe pse reagimet ishin të ndryshme, shumë prej këtyre lexuesve të parë e njohën vlerën letrare të “Lolitës”.

Madje një redaktor, Jason Epstein, dha dorëheqjen nga Doubleday, për shkak se kjo shtëpi botuese e refuzoi publikimin e këtij romani. Por atëherë ishte epoka kur censura dhe kualifikimet e turpshme të literaturave përcaktoheshin fuqishëm. Sipas Edward de Grazia, “Rreth muajit qershor të vitit 1959 Gjykata e Lartë bëri të qartë se një vepër nuk mund të ndalohet për imoralitetin e saj seksual”. Gjithashtu, i rëndësishëm është edhe konteksti i McCarthyism gjatë atyre viteve, i cili solli si pasojë ndjekjen penale të botuesve dhe shkrimtarëve.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV