Parlamenti, Konferenca e Kryetarëve gjen gjuhën e bashkëpunimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, ku do të prezantohet programi politik dhe do të votohen ministrat e kabinetit qeveritar “Rama 3.

Një ditë para seancës plenare është mbledhut Konferenca e Kryetarëve. Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha në fund të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se seanca e sotme plenare do të jetë e ndarë në tri pjesë. Sipas Ballës, në fokus të seancës plenare të së enjtes do të jetë prezantimi i përbërjes së Këshillit të Ministrave dhe programit qeverisës të qeverisë “Rama3”. “Kemi miratuar me konsensus pikën e rendit të ditës, që lidhet me kohën e debatit, lidhur me miratimin në Kuvend të përbërjes së qeverisë. Nga opozita ka pasur disa propozime, që lidhen me sfazimin e kësaj seance dhe ne kemi rënë dakord që kjo seancë të ndahet në tre pjesë”, u shpreh Balla. Kreu i Grupit Parlamentar tha se në fund do të votohet edhe programi qeverisës dhe Këshilli i Ministrave. “Bazuar në traditat e mëparshme ne kemi rënë dakord që kjo seancë të përbëhet nga tre pjesë. Pjesa e parë është prezantimi i programit të qeverisë dhe Këshillit të Ministrave nga kryeministri. Pastaj është faza me të gjitha pyetjet. Në fund, hapet debati, pra në fazën e tretë, që kulmon me momentin e votimit, që është një votim i vetëm qoftë për përbërjen e Këshillit të Ministrave, qoftë për programin qeverisës 2021-2025”, u shpreh Balla. Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se opozita ka kundërshtuar kohën për të cilët duhet të flasin në foltore. Sipas Ballës, shkurtimi në kohë u kërkua për shkak të masave anti covid.

Lexo edhe :  Gjuha bullizuese në fushatë/ ISP thirrje partive politike: Jepini fund fyerjeve!

“Në këtë këndvështrim, mendoj se kemi pranuar kërkesën e deputetëve të opozitës, ose të grupeve parlamentare të opozitës, sepse unë kam kërkuar në fillim që ne të vendosim një kohë, që lidhet dhe me një nevojë të arsyeshme që Kuvendi të përshtasë veprimtarinë e vet me nevojën që na imponon qasja që duhet të kemi ndaj pandemisë së Covid-19. Pra, për të pasur një kohë të reduktuar. Kjo nuk është pranuar nga kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës dhe përfaqësuesit e tjerë të opozitës, të cilët kanë kërkuar që t’i referohemi nenit 48 të rregullores, që përcakton se çdo deputet ka të drejtë të flasë jo më shumë se 10 minuta dhe kështu do të jetë”, tha Balla duke kujtuar se vendimi u dakordësua nga të gjitha partitë. Sipas tij, nga sot do fillojë që Parlamenti të funksionojë normalisht. “Nesër (sot) do të hyjmë në procesin, ose në seancën e rëndësishme të prezantimit të programit dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave dhe besoj se pastaj do të ecim hap pas hapi që të kemi qeverinë e re të miratuar nga Kuvendi”, tha mes të tjerash Balla.

Të fundit

Vizita e Vuçiçit në Moskë, reagon BE: Kemi qenë të qartë me shtetet partnere

Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi...

“Kavaja nuk është më peng i askujt”, Spiropali: Është koha për një vend në BE

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, zhvilloi sot pasdite takime me banorët e lagjes nr. 5 të qytetit të Kavajës...

Moment i sikletshëm mes Harryt dhe Meghan? Aktorja kritikohet në rrjetet sociale

Në samitin TIME 100 të mbajtur në New York, është kapur një moment paksa i sikletshëm mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Çifti mbërriti...

1 në 5 gra në botë, e martuar nën 18 vjeç! Ja si është situata në Shqipëri

1 në 5 gra në botë është martuar nën moshën 18 vjeç. Përsa i përket vendit tonë, statistikat tregojnë se vetëm 1.4 % e...

Aeroporti i Vlorës hyn në fazën e fundit të punimeve

Brenda pak ditësh përfundon shtrimi i pistës 3.2 kilometra të gjatë të përshtatshme, nga më të mëdhatë në rajon për tu ulur edhe avionë...

Lajme të tjera

Web TV