Shpërthimi i bombolës në Velipojë/ Humb jetën edhe nëna e vajzave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tragjedia që goditi familjen Gjoka pas shpërthimit të bombolave të gazit në një hotel në Velipojë është thelluar. Raportohet se tashmë ka ndërruar jetë edhe Alketa Gjoka, nëna e vajzave që humbën jetën më herët për shkak të plagëve të marra.

Tani i vetmi i mbijetuar mbetet djali i vogël i familjes i cili është në gjendje kome. Kujtojmë se Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë.

Sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen është përhapur flaka, duke shkuar deri në shtratin e fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 4 korrik kur hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët. Në momentin e shpërthimit nuk kishte turistë në godinë, por flakët qenë fatale për nënën dhe vajzat e saj.

Të fundit

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë...

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj...

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Kryemadhi del nga SPAK: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për...

Lajme të tjera

Web TV