Zhvillimi i reformave dhe respektimi i vlerave të unionit kusht i Brukselit për ndihmën ndaj Ballkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paketa e re financiare prej 14,2 miliardë euro (IPA III) për shtatë vendet e përfshira në procesin e zgjerimit ka marrë miratimin e deputetëve të Parlamentit Evropian. Këto mjete do të ndahen për Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën, Malin e zi, Serbinë dhe Turqinë për një periudhë shtatëvjeçare deri në vitin 2027 dhe ka synim që të t’i ndihmojë këtyre shteteve që të kryejnë reformat e kërkuara në procesin e para anëtarësimit.
Por, risi kësaj radhe është rritja e rolit të Parlamentit Evropian për të kontrolluar shfrytëzimin e këtyre mjeteve dhe mundësia që ato të zvogëlohen, apo edhe të pezullohen për ato shtete të cilat nuk do të respektojnë parimet e sundimit të ligjit.

“Qëllimi i përgjithshëm i IPA III është të mbështeten këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike për tu përshtatur me vlerat e BE-së dhe gradualisht të inkuadrohen me ligjet, standardet dhe politikat e BE-së”, thuhet në deklaratën e Parlamentit Evropian.
Parlamenti kësaj radhe e ka bërë të qartë se nuk do të hezitojë që të suspendohet ndihma e cila do të kushtëzohet me sundimin e ligjit nga këto vende kandidate dhe kandidate potenciale.

“Ky fond, gjenerata e tretë e IPA, mund të zvogëloj apo pezullojë asistencën nëse respektimi i vlerave themelore demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit shënon përkeqësim. Si pësoj, shfrytëzimi i fondeve nga IPA do të kushtëzohet me respektin e këtyre vlerave nga ana e shtetit përkatës”, ka paralajmëruar Parlamenti Evropian.
Propozimi për 14,2 ,miliardë euro për vendet e zgjerimit ishte dhënë para dy vjetësh. Por, procedura ka zgjatur deri tash brenda institucioneve të Bashkimit Evropian. Pasi fjala është për mjetet që përfshinë periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2027 ato do të mund të përdoren në mënyrë retroaktive duke filluar nga 1 janari i këtij viti.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV