“Do ju zhduk nga faqja e dheut”/ Arbër Çekaj kërcënon policin pasi dështoi të arratisej nga 313-ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plani për arratisjen e disa javëve më parë rezultoi i dështuar për Arbër Çekajn, i cili në bashkëpunim me Fatmir Pjetrin tentuan të dilnin burgu 313-të, por nuk ia arritën qëllimit. Dhe mesa duket telashet penale për Çekajn janë shtuar pasi akuzohet nga efektivët e policisë së burgut 313 se i kërcënoi gjatë kohës që ishte dërguar në izolim.

“Mos të takofsha në ajrosje se do të bëj mos të njohësh veten tënde, do ta shikosh çfarë do të bëj ty dhe familjes tënde”- mësohet të jetëshprehur Arbër Çekaj ndaj efektivit O.K. Kjo konsiderohet nga burgjet si kanosje për detyrën dhe për këtë shkak është nën hetim.

Çerkaj po mbahet me masën e përkohshme të izolimit dhe në një moment i ka kërkuar efektivit që ta lejonte për të telefonuar familjen, por pas refuzimit të tij, e ka kërcënuar me jetë. “Do ju zhduk nga faqja e dheut”- ka theksuar Çekaj

Të fundit

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Si të përballoni të nxehtin përvëlues të verës: Këshilla praktike për t’u freskuar

Si të qëndroni të freskët edhe kur temperaturat kapin maja Temperaturat e larta verore shpesh na bëjnë të ndihemi sikur nuk marrim dot frymë, punojmë...

Durrës, ngec rindërtimi/ Debate në këshillin bashkiak, opozita braktis mbledhjen

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit u ndërpre pa nisur, pasi këshilltarët e opozitës u larguan nga salla në shenjë proteste ndaj...

Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, ministrja shpjegon procesurat se si përfitohen

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar rëndësinë e formalizimit të sektorit bujqësor...

Lajme të tjera

Web TV