Kontrolle me radarë dhe dronë, gjobiten 1120 shoferë dhe arrestohen 8 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1120 shoferë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit, e ndërsa pavarësisht ndëshkimeve të shumta, duket se drejtuesit e mjeteve nuk janë aspak të ndërgjegjësuar.

35 patenta janë hequr, nga të cilët pjesa më e madhe prej tyre për shpejtësi tej normale të lejuara, një problematikë me të cilën përballet çdo qytetarë.

Ka pasur edhe nga ata që kanë qenë të dehur në timonë, më konkretisht 8 prej tyre të cilët janë arrestuar nga Policia.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 1120 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 301 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 67 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë vendosur 4 masa administrative me vlerë nga 10.000 deri në 40.000 lekë të rinj, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara”, njofton Policia.

Të fundit

Vladi kërkon shumë, tani është në dorën e Trump

Presidenti Donald Trump shpalli të hënën një sukses, duke postuar se kishte "pasur një takim shumë të mirë me...

“Festa e birrës”/ Korça mirëpriti mbi 10 mijë pjesëmarrës (FOTOT)

Korça mirëpriti nga 13-17 gusht “Festën e Birrës”, një event i përvitshëm që nxit turizmin në qytetin juglindor. Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo...

Dikur e quanin “Brad Pitti francez”, transformimi i pabesueshëm i aktorit (FOTO)

Dikur ishte një prej “zemërthyesve” më të mëdhenj të Hollivudit, i cilësuar si “Brad Pitti francez”, Olivier Martinez sot është larg shkëlqimit të dikurshëm....

Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

Njerëzit lëshojnë përmes lëkurës dhe frymëmarrjes një sërë komponimesh kimike me aromë të veçantë. Disa prej tyre mund të jenë tregues të një problemi...

Ukraina ngre alarmin: Rusia nisi gjatë natës një nga sulmet e saj më të mëdha

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar 270 dronë dhe 10 raketa gjatë natës, në një nga sulmet e saj më...

Lajme të tjera

Web TV