Shpërthen Covidi në një shkollë fillore në Kinë, fëmija karantinohet i vetëm në spital (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët e shkollës fillore me pantallona të bardha, me çantën e shkollës ende mbi supe, u dërguan të gjithë vetëm, pa prindërit e tyre, në karantinë spitalore.

Një shpërthim i ri i Covid-19 që shqetëson autoritetet u zbulua në një shkollë fillore në Putian, një qytet në provincën lindore të Fujian. Disa dhjetëra raste u zbuluan, por strategjia e miratuar nga Pekini pas katastrofës fillestare të Wuhan në janar 2020 është “zero tolerancë”.

Ata që rezultojnë pozitiv shtrohen në spital, personat me të cilët ata kanë pasur kontakte të ngushta dërgohen në karantinë në ambiente të kontrolluara për të paktën dy javë.

Një infermiere nga Putian, Zhu Xiaqing, filmoi ardhjen e nxënësve të shkollës të cilët duhej të testoheshin dhe të karantinoheshin. Gruaja e publikoi videon në rrjetet sociale duke shkaktuar një valë emocionesh dhe përbuzjeje për ngurtësinë e sistemit të kontrollit Covid, i cili nuk e konsideron efektin psikologjik që shkakton.

Në video shihet një fëmijë që ecën vetëm në korridorin e spitalit:

“Kam pësuar një sulm në zemër , sytë e mi janë mbushur me lot”, ka shkruar infermierja. Një skenë tjetër tregon një djalë të vogël që qëndron vetëm para një makine për një pjatë që nuk arrin atje derisa një operator merr guximin ta ndihmojë dhe pastaj një katërvjeçar me karrocë më të madhe se ai pret të izolohet në një dhomë të spitalit.

Të fundit

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku...

Ish-myftiu i Tiranës: Ideja e shtetit Bektashi, pas vizitës së Presidentit izraelit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për krijimin e shtetit Bektashi në...

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip,...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Lajme të tjera

Web TV