Betimi i Ramës dhe ministrave te Meta, publikohen fotot e ceremonisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenca e Republikës ka publikuar fotot nga ceremonia e betimit të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

Gjatë kësaj ceremonie solemne ishin të pranishëm kryeparlamentarja, Lindita Nikolla dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Ashtu siç e përcakton edhe protokolli, ministrat dhe kreu i qeverisë, morën letrën e dekretit nga presidenti Ilir Meta. Ceremonia në fjalë, që u zhvillua në ambientet e Presidencës, është zhvilluar nën masat anticovid, ku të gjithë zyrtarët kanë qenë të pajisur me maskë.

Të fundit

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe...

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë e ndaluar nga qeveria britanike...

Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe. Vetëm 5 ditët e fundit...

Samiti i 15 gushtit, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin? Ku interesat takohen

"Vendndodhja ka rëndësi", është një rregull i artë për agjentët e pasurive të paluajtshme. Duke zgjedhur Alaskën si vend për samitin e tij të...

7 anije të mbytura që bënë histori

1 - Essex, i fundosur nga... Moby Dick. "Koka e saj ishte gjysmë jashtë ujit, dhe kështu ajo erdhi drejt nesh dhe goditi përsëri...

Lajme të tjera

Web TV