HEKURUDHA E HESHTUR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një udhëtim ndryshe në ‘hapat’ e së shkuarës, 60 minuta nga Tirana në Durrës të përshkuara me trenin relike.

Nga Arjana Çejku

 Në tren, transportin më popullor gjatë komunizmit.

Gjatë fundit të gushtit këtë verë vendosa të provoja një mënyrë ndryshe të të qarkulluarit. Isha lodhur nga makinat dhe metodat e tjera të transportit. Nuk kisha udhëtuar asnjëherë me tren dhe isha entuziaste e në të njëjtën kohë kureshtare se si do të shkonte kjo aventurë. Për pak minuta arrita në stacionin fillestar të Kasharit. Aty ku vagonët që mundësojnë zhvendosjen e qytetarëve nga kryeqyteti në Durrës janë të lokalizuar prej vitesh. Rreth orës 7 e 20 pak nga pak shfaqen udhëtarët nga një cep në tjetrin me çanta në duar ku si destinacion kishin bregdetin e Durrësit. “Biletat e trenit merren përpara nisjes këtu, mund të shiten vetëm vajtje,  ose pritet një biletë vajtje-ardhje bashkë’’- shprehet  biletashitësja  brenda kioskës të vendosur anash stacionit teksa mbante në duar kafen e mëngjesit. Pak minuta orarit zyrtar të nisjes ndërkohë që njerëzit kanë marrë biletat e kanë zënë vendet sipas dëshirës, gruaja e cila ishte njëkohësisht faturinoja bën pastrimin dhe i jep një dorë fshesë vagonëve. Nxitimthi hyri një grua së cilës i ishte përshpejtuar frymëmarrja nga hapat e shpejtë për të arritur trenin. Më tepër udhëtarët i përkasin zonave përreth si Domja, Kashari, Vora që ishin më nostalgjikët e dashamirës ndaj transportit më popullor përpara 30 viteve.‘’Gjatë fundjavës duke qenë se shkojnë në plazh  ka më shume pasagjerë, nga 150-250 në ditë , ndërsa ditëve të tjera më pak. Në dimër thuajse nuk ka fare, madje gjatë pandemisë shërbimi transportit u pezullua komplet’’- më tregon Liria që prej 5 vitesh punonte si faturino. Sapo u ula vështrimin e hodha jashtë dritareve të trenit. M’u kujtuan fjalët e nënës që më tha: ’’Kujdes, mos u ul pranë dritareve sepse fëmijët nga jashtë qëllojnë me gurë dhe mund të të godasin’’. Mendimin ma ndërpreu dridhja e lokomotivës, ishte fiks ora 8:00. Treni u nis! Takimi i gjetheve të kallamave me qelqet e trenit, më bënin që shpesh herë të përpëlisja qerpikët. Aty jashtë jeta vazhdonte e qetë. Rrugës shikoje bagëti të cilat se prishnin rehatinë pavarësisht borisë zhurmuese të trenit. Kalimi mbi urë më trembte disi, por qetësohesha kur shikoja një zotëri diku tek të 70-at që qëndronte i qetë teksa lexonte një gazetë sportive. Edhe pse kishin mbetur vetëm 2 vagonë, një pjesë e sediljeve qëndronin bosh ku ndonjë fëmijë tek tuk lëvizte tek të gjitha nga kurioziteti. “Ando eja këtu se mund të të kapin degët e pemëve’’, i thërriste Senadi të vëllait teksa sytë i shkëlqenin dhe në fytyrë i rrinte buzëqeshja e ëmbël. Numri më i madh i pasagjerëve nuk ishin nga ata që udhëtonin rastësisht, kishin mbetur ata ‘të hershmit’ veçanërisht kur bëhet fjalë për sezonin turistik të verës. Gjatë ditëve të javës siç mund të merret me mend, numri është më i reduktuar. Të premten e 20 gushtit që kisha zgjedhur trenin për udhëtim, nga rreth 176 vende në dispozicion, më shumë se çereku ishin të zbrazura.  Një vagon i llojit gjerman mund të kishte kapacitet për 88 persona të ulur. Kishte gra, çifte të moshuarish  edhe fëmijë.

“ Unë shkoj shpesh në Shkozet me tren pasi është më ekonomik, i rehatshëm dhe s’më duhet të rri e të pres me orë të tëra në trafik’’- thotë Lindita Domi nga Domja e shoqëruar nga bashkëshorti dhe mbesa.

Gjendja dhe monitorimi i lokomotivës.

Disa punonjëse hekurudhore ishin të zëna me punët e tyre. Fytyra ime ishte kthyer nga ‘ekzaminuesja’ e biletave. Ajo kontrollonte biletën e të gjithëve me një shfajsim, pasi nuk kishte gjetur ndonjë mangësi. Brenda trenit ndodhen 2 tualete të cilat si për çudi ishin funksionale, pasi në pritje të fillimit projekteve të reja nuk ka pasur investim në këtë segment. Pasi pyeta zonjën Liri nëse mund të lëvizja nëpër vagona ndërkohë që treni është në lëvizje, nisa të zhbiroja çdo objekt. Disa dyer dhe diku tek 86 e kusur sedilje dyshe, disa boshe dhe tek disa njerëz të rehatuar. Ama ishin të numërueshëm. Me mendje shkova deri tek numri  65 , ndoshta tek tuk ndonjë mund ti ketë humbur numri, sepse disa sy më ishin ngulitur çuditshëm. S’doja t’ua prishja rehatinë. Disa konsumonin mëngjesin, u shijonte kafeja që kishin marrë me vete të shoqëruara me biskota ndërkohë që temë bisede kishin një serial që sapo kishte nisur në një prej televizioneve kombëtare. Nga zigzaget e krijuara në xhamat e dëmtuar dukeshin të mbjellat e banorëve dhe punimet e disa shtëpive që po ndërtoheshin të reja. Pamja bëhet më e bukur kur nga të dyja anët e dritares, sapo kalon Vorën  sytë më zënë kodrinat e tokat e mbushura me pemët e ullinjve. Dhe së shpejti zona e gjelbër u zhyt në pemët, ndërtesat, fabrikat dhe fshatrat që kishin dalë prej tyre. Në secilin stacion mesatarisht kishte 10 njerëz tek prisnin me qese ndër duar që i linin sipër ndenjëses së tyre në vendin enkas për plaçkat. Pengesat gjatë udhëtimit përveç atyre të rastit  kontrollohen përpara nisjes së trenit nga inspektori përgjegjës i linjës.“ Në këtë vijë hekurudhore janë gjithsej më shume se 50 kalesa të paligjshme. Për të bërë një rrugë që të kalosh nga një anë në anën tjetër merret leja nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhës e cila e aprovon ose jo. Por treni nuk niset nëse gjatë komunikimit me inspektorët e Shkozetit apo Golemit nuk japin sigurinë e duhur pas vëzhgimeve në terren’’- sqaron inspektori Eqerem  Balliu. Gjatë udhëtimit kalesat e paligjshme më të shpeshta ishin rrugët që kishin sajuar banorët të cilët kishin shtëpinë pranë udhës së trenit. Mënyra më e përhapur nga ata për të kaluar përtej banesës ishte mbushja me zhavorr e pjesëve të traseve. “Në momentin kur bëhet aprovimi i qytetarit që ka bërë kërkesë për hapjen e një rrugice shtohet një fuqi punëtore, që kur të kalojë treni të mbyllë krahun’’- vijon më tej Z.Balliu. Me shtimin e numrit të qytetarëve që zgjedhin të lëvizin me tren të shtunave e të dielave vihen dhe 2 vagonë të tjerë nga 2 që janë të përhershëm. Por sipas kryemanovrisitit  vagonat rezervë ose siç quhen ndryshe ‘tubiku’ mund të shtohen edhe gjatë javës nëse ka fluks të lartë pasagjerësh. Në lokomotivën e kabinës drejtuese qëndron kryetari i trenit, makinisti, ndihmës makinisti të cilët janë të angazhuar për një drejtim të sigurt e të rehtashëm.

Lexo edhe :  Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

‘’ Nëse ndodh që gjatë rrugës të dalë para një person treni nuk mund të ndalet, por minimumi është 300 metra përpara. Ka ndikuar dhe shpejtësia e ulët e trenit që ka shmangur ndonjë aksident, se ka pasur raste që papritur të dalin njerëzit kur kalon treni’’- shpjegon ndihmës makinisti. Për fëmijët bileta kushton sa gjysma e vlerës së asaj të të rriturve e cila është 70 lekë vetëm vajtje dhe 140 lekë vajtje-ardhje. Dikur segmenti Tiranë-Durrës kishte stacionin fillestar në Tiranë, por sot kanë mbetur vetëm 5 ndalesa: Kashar, Vorë, Sukth, Shkozet ( vendi ku zbresin thuajse të gjithë) dhe Durrës. Ruhiu, është makinisti që përgjatë 60 minutave u kujdes që lokomotiva të ndjekë me përpikmëri rrugën e hekurt. 15 minuta më tepër se në orarin e afishuar, si rrjedhojë e shpejtësisë së pakët.

Në pritje të rehabilitimit hekurudhor…

Projekti për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore ekzistuese Tiranë Durrës prej 34.2 km dhe ndërtimin e 5,7 km  degëzimit të ri që lidh Tiranën me Rinasin, është i hershëm dhe deri më tani ka ngelur i realizuar vetëm në  letër. “Investimi pritet të sjellë një ripërtëritje  të infrastrkturës hekurudhore ku largësia Tiranë Durrës do të reduktohet në 20 minuta dhe arteria e re nga Tirana në aeroportin e Rinasit vetëm 12 minuta.”- ka deklaruar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku. Për banorët e zonës ky plan infrastrukturor do të vazhdojë të zvarritet ashtu si edhe shumë të tjerë projekte. “Kemi kaq vite që dëgjojmë të njëjtat gjëra, do të fillojnë punimet këtë vit, vitin tjetër.. mbaron një fazë tenderimi, fillon një tjetër.. do të ishte mirë që të bëhej dhe për ne që na studiojnë fëmijët në Tiranë’’- thotë A.Sula me një mosbesim për perspektivën e hekurudhës. Nërkaq ora e kthimit kishte ardhur. Meraklinjtë e orarit kanë zbarkuar që para 10 minutash  nga ora 16:00 e rinisjes. Ndërkohë që treni është pozicionuar në shinën e duhur, njerëzit dynden për të zënë vendet dhe për të rregulluar çantat që kanë me vete. Disa prej tyre kanë dhe biçikleta, ndërsa faturinoja i udhëzon të shkojnë tek vagoni i fundit.‘’Na zër një vend pak më të pastër e të mirë ‘’ dëgjoja një grua që i thonte së bijës. Emocioni për mua si udhëtare e re mbeti i njëjtë, ndërkohë që djersa po më përshkuante trupin nga temperaturat e larta. Udhëtarët flisnin me zë të lartë duke treguar se si kishin kaluar përgjatë këtyre orëve, duke mos u shqetësuar për praninë e të panjohurve aty. Rruga e kthimit m’u duk më e shkurtër. Erdhëm në pikën e nisjes, treni ndali aty nga ora 17:00. Zbres nga vagoni duke falenderuar makinistin për udhëtimin dhe me dëshirën për ta provuar këtë eksperiencë edhe herë të tjera.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV