“Më kanë grabitur”/ I riu në Tiranë mashtron policinë, i thotë se e kanë kërcënuar me armë, ja si qëndron e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 2 të rinjtë, Ramazan Shahini, 31 vjeç dhe Maljon Hoxhaj 33 vjeç, të akuzuar për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

Sipas policisë, R. Sh., ka telefonuar policinë dhe i ka thënë se persona të paidentifikuar e kanë grabitur. Me mbërritjen e uniformave blu në vendngjarje, ai e ka mohuar këtë deklaratë duke thënë se telefonin e ka lënë tjetër vend.

Por ka shtuar, se persona të armatosur e kanë goditur. Pas këqyrjes së kamerave të zonës, policia ka mësuar se mes shtetasve Shahini, dhe Hoxhaj, ka pasur vetëm konflikt fizik, pa përdorimin e armës apo sendeve të forta.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. Sh., 31 vjeç dhe M. H., 33 vjeç, të dy për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Rrjedhja e ngjarjes:

Në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë që shtetasin R. Sh, e kanë grabitur persona të paidentifikuar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë marrë kontakt me këtë shtetas i cili ka deklaruar se nuk është e vërtetë që e kanë grabitur, por që e ka harruar telefonin diku tjetër.

Më pas po ky shtetas ka hedhur dyshime që e kanë goditur persona të armatosur, ku pas verifikimeve të Policisë dhe kqyrjes së pamjeve filmike ka rezultuar se ka patur thjesht një konflikt fizik midis R. Sh dhe M. H., pa përdorimin e armës apo sende të forta.

Lexo edhe :  "Miku më i besueshëm i babit", djali i Hashim Thaçit uron Ramën për ditëlindje

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV