Nuk e lejon djalin ta quaje ‘mami’, partnerja e Elon Musk zbulon arsyen pas këtij vendimi të çuditshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grimes zbuloi se djali i saj, X Æ A-Xii, i referohet këngëtares me emrin Claire, dhe jo ‘mami’, raporton “Page Six”.

“Të jesh nënë është ndjesi e çuditshme për disa arsye. Unë nuk identifikohem me atë fjalë që është gjithashtu vërtet e çuditshme sepse X thotë ‘Claire’, por nuk thotë ‘mama’,“- tha ajo gjatë një interviste ndërsa bëhej gati për në “Met Gala” të hënën.

Artistja 33-vjeçare tha se djali i saj, që erdhi në jetë nga marrëdhënia me Elon Musk, mund të mendojë se titulli ‘mami’ nuk i përshtatet asaj.

“Ndoshta ai mund ta ndjejë neverinë që unë kam për fjalën nënë,” tha ajo, duke shtuar: “as nuk e di pse kam një neveri, sepse më pëlqen, e respektoj, por nuk mund të identifikohem me të”.

Ajo gjithashtu diskutoi mbi mëmësinë, duke thënë se mirëpritja e foshnjës së saj me Musk i ka dhënë mundësinë të shohë një botë krejtësisht tjetër dhe shumë kreative.

“Unë mendoj se të pasurit një fëmijë ishte si një rilindje për mua artistikisht,”- tha ajo.

Grimes dhe Musk, i cili është 50 vjeç, mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në maj 2020.

Musk gjithashtu ka pesë djem nga martesa e tij e mëparshme me autoren Justine Wilson: binjakët Griffin dhe Xavier dhe trinjakët Damian, Saxon dhe Kai.

Të fundit

Operacioni i SPAK në Tiranë, IMT reagon për arrestimet

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK)...

Babai u masakroi të ëmën, fëmijët e Mariola Nakolecit do të jetojnë me tezen

Katër fëmijët e Marjola Nakolecit, 36-vjeçarja e masakruar me thikë nga bashkëshorti Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë, do të jetojnë me tezen e...

I dërguari palestinez në OKB: Sulmi në spital i paramenduar

Sulmi i dytë izraelit në spitalin Nasser në Gaza ishte "i paramenduar", thotë ambasadori palestinez në OKB. "Sulmi i dytë në spitalin Nasser ishte një...

Zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

Ditën e sotme, Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime...

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona...

Lajme të tjera

Web TV