Varësia ndaj ushqimit: Ja si ta trajtoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si veset e përmendura më parë, disa ushqime njejtë si alkoli apo duahni përmbajnë  substanca që mund të krijojnë varësi.

Njeriu ka krijuar dhe zbuluar shumë mënyra se si mund ta shijojë ushqimin duke filluar që nga produktet natyrale, deri tek ato që përgatiten ne fabrika e laboratorë.

Për të mos përmendur këtu recetat e panumërta që kulturat e ndryshme në të gjithë botën servirin çdo ditë. Pra është një faktor mëse i rëndësishëm në përditshmëri dhe për të gjithë jetën.

Sidoqoftë ka disa raste kur ushqimi mund të kthehet në armik për ju dhe shëndetin tuaj. Kjo quhet varësia ndaj ushqimit dhe është po aq e zakonshme sa ajo ndaj alkolit.

Por si ta kuptoni nëse hani shëndetshëm apo jeni të varur nga ushqimi?

Çfarë është varësia ndaj ushqimit?

Ashtu si veset e përmendura më parë, disa ushqime përmbajnë  substanca që mund të krijojnë varësi siç ndodh me alkoolin apo duhanin. Kjo ndodh për shkak se shumë prej produkteve të përpunuara ushqimore që ne i konsiderojmë si “ushqime të gatshme” përmbajnë përbërës që kanë fuqi të pabesueshme mbi trupin dhe trurin e njeriut.

Këta përbërës, të tillë si sheqeri, gruri dhe yndyra, kanë të njëjtin efekt në tru sikurse ilaçet apo qetësuesit. Kur hani një nga ushqimet tuaja të preferuara me sheqer, truri juaj prodhon dopaminën neurotransmetuese që është kimikati që na bën të ndihemi mirë. Në rastet kur përjetojmë shumë prej saj, pra kur e provojmë nga konsumimi i një ushqimi të caktuar nuk mund të ngopemi.

Ndërsa konsumoni rregullisht këto lloj ushqimesh, receptorët në trurin tuaj do të bëhen më tolerantë ndaj dopaminës që çlirohet, duke pasur nevojë edhe për më shumë ushqim për ta prodhuar sa më shumë këtë hormon. Varësia nga droga dhe varësia nga ushqimi janë shumë të frikshme në këtë aspekt.

Lexo edhe :  Çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës?

Për të vuajtur nga varësia ndaj ushqimit, nuk duhet domosdoshmërisht të jeni mbipeshë, ndaj vini re simptomat në trupin tuaj. Individët që e përjetojnë këtë varësi mund të kenë edhe çrregullime shtesë, të cilat mund ta ushqejnë varësinë e tyre ndaj ushqimit; si depresioni, ankthi dhe çrregullimi obzesiv-kompulsiv.

Disa nga simptomat më të zakonshme janë:

• Ndjenjat e ankthit kur hani para të tjerëve. Kjo mund të çojë në fshehjen e ushqimit tuaj ose ngrënien në fshehtësi.

• Të hani ose të dëshironi ushqime edhe pse jeni të ngopur.

• Mbingopja deri në atë pikë sa të ndiheni të sëmurë ose të hani më shumë ushqim nga sa keni planifikuar.

• Ndjenja e fajit kur hani disa ushqime ose sasi, por gjithsesi do të vazhdoni zakonet e të ngrënit.

• Mungesa e kontrollit mbi zgjedhjet e shëndetshme.

Kjo ndodh kur përpjekjet për heqjen e ushqimeve të pashëndetshme nga dieta juaj janë të pasuksesshme. Përveç këtyre simptomave, ju gjithashtu mund të zhvilloni sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2.

Si ta trajtoni

Duke qenë se nuk mund të hiqni dorë tërësisht nga ushqimi, ndryshe nga varësitë e tjera, provoni metodën e seleksionimit. Largoni nga shtëpia ushqimet e pashëndetshme që ju pëlqejnë më shumë. A

to që janë të përpunuara që përmbajnë shumë sheqer e kimikate të tjera. Fokusohuni në një dietë të pastër me fruta e perime bio. Hiqni dorë nga ushqimet për të cilat keni më shumë neps dhe zevendësojini ato me një alternativë më të shëndetshme.

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV