Kapet me armë e kokainë në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Shijak (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i shpërndarjes së drogave të forta, ndërsa në pranga ka rënë një 26-vjeçar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sallmone” u arrestua shtetasi Eraldo Vora, banues në Sallmone të Shijakut, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën ky shtetas po qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

Në vijim të kontrollit, në banesën e të riut, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Të fundit

14 orë në det të hapur! 17-vjeçarja u reziston pickimeve të mijëra kandilëve

Maya Merhige është adoleshentja e cila ka arritur të përshkojë ngushticën Kuk që ndan Ishujt Veriorë dhe Jugorë të Zelandës...

Shpërthim pranë një spitali privat në Tiranë/ I vihet tritol makinës së doktoreshës

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Pjetër Budi”, në Qytetin Studenti. Lënda plasëse ishte vendosur në mjetin...

Premtimi i Lamine Yamal ndaj Henryt pas ndeshjes Barça-Inter

Pas performancës së Lamine Yamal në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Interit në Montjuïc, 17-vjeçari foli me CBS Sports për Thierry...

“S’po kërkoj asgjë për veten time”/ Rama flet mbi synimin si kryeministër

ryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin e kësaj të enjte me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Gjatë përgjigjes së pyetjeve nga ndjekësit në rrjete...

1 mijë ton patate mbesin stok në Stëblevë, fermerët ankohen për mungesë tregu

Patatja është e vetmja kulturë bujqësore që kultivon zona e Stëblevës në Librazhd. Rreth 1 mijë ton prodhim i fermerëve ka mbetur stok në...

Lajme të tjera

Web TV