Elinang Sfranza-Prijësi i Beratit dhe Shqipërisë, Shekulli i Dhjetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

(Fushata e përgjakshme e Vasili II të Maqedonisë për shtypjen e qëndresës shqiptare të shekullit X-XI)

Nga Ilir Cenollari

Pëllumb Xhufi në librin “Nga Paleologët te Muzakajt” thekson se në vitin 1018, arhondi i Beratit, Elinag Frengu, i dorëzon triumfalisht qytetin perandorit të Bizantit, Vasili II Bullgarovrasësi. Kërkimet e një sërë studiuesve të tjerë, që janë bazuar tek autorët bizantinë, por dhe te burime të tjera theksojnë krejt të kundërtën. Jean Claud Cheynet, drejtori i studimeve bizantine në Universitetin e Sorbonës, thekson se dokumentet bizantine pohojnë se dy arhond të Beratit, N. Gabras dhe Elinag Franztes, komplotuan kundër pushtetit qëndror të Kostandinopojës. Komploti u thur në vitin 1018 dhe synonte rikthimin e Mbretërisë Bullgare! Jean Claud Cheynet sqaron se Elinag Frantze ishte patric, arhond dhe komandat i kështjellës së Beratit. Familja e Frantze, shton ai, nuk përmëndet më pas, gjë që nuk është e vërtetë, si do ta shohim më poshtë. Gabras dhe Frantze u arrestuan dhe u verbuan nga autoritetet bizantine.

Augustin Calmet (Augustin Calmet Histoire Universelle, vol 9, faqe 23, viti 1761) përmend një Theodhor Gabras, i cili në bashkëpunim me Elinang Frantze dhe Jani Komnenin, guvernator i Durrësit, komplotuan kundër pushtetit qëndror të Perandorisë Bizantine. Komploti u zbulua nga “kryepeshkopi i Ohrit dhe gjithë Bullgarisë”, i cili informoi perandorin që nxitoi të shtypte këtë lëvizje kryengritëse. Jani Komneni është i ati ose gjyshi i despotit Engjëll Duka Komneni, themelues i shtetit të Artës, i cili u vra agjentët e Nikesë në qytetin e Beratit, në vitet 1214-1215. Si duket rrënjët e një lëvizje antiperandorake në territoret shqiptare janë të hershme. Frantze, Sfrantze dhe Frëngu përfaqësojnë të njëjtin mbiemër. Llagëpi Frëngu tregon lidhje të hershme të fisnikërisë së Beratit me botën franke dhe perëndimore. Gjergji Skylitze, shekulli i XI, njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Shqipërinë e kësaj epoke, thotë se guvernatorin e Beligradit (Beratit), Elmagos Frantzes (Frëngu), e sollën si skllav të prangosur në kryeqytet, pra në Kostandinopojë. Elimangon e burgosën në Selanik bashkë me fisnikun Gabras, të cilit ia hodhën hekurat në vend, ndryshe nga Elimango që i mohoi akuzat fillimisht. Këta prijës u akuzaun për veprimtari konspirative për shpalljen e pavarësisë së Bullgarisë. Fortesa e Beratit është e vështirë për t’u marrë nga armiku, në krah të saj rrjedh lumi Asoni (Osumi). Skylitze, “A synopsis of history de Byzancë”, Faqe 338 – 399. Bashkë me Elinagun u dorëzua dhe princi i Rahovës, i Rehovës, po cilës, Rehovës së Beratit apo Rehovës së Kolonjës? Besojmë se bëhet fjalë për Rehovën e Kolonjës pasi në këtë kohë përmendet nga burime të tjera byzantine.

Fisnikëria e Beratit do të vazhdojë të punojë për pavarësinë e vendit dhe pas shtypjes së kryengritjes nga Vasili II i Maqedonisë. Një sërë figurash të rëndësishme, si patrici Bogdan, “bullgar”, fisnikët Gllava (Glavas), Gudelis, murgo Zaharia, etj., të gjithë këta u akuzuan për veprimtari konspirative kundër Perandorisë. Të gjitha këta janë kombësi “bullgare”, domethënë shqiptare. Gustav Schlumberger në studimin “Vasili II, Bullgarovrasësi” jep një hollësi interesante për rrugën që ka ndjekur ushtria bizantine gjatë kësaj fushate ndëshkimesh e arrestimesh. Ai thekson: Në Stagi të Thesalisë (Kallabaka e sotme pranë Meteorës) perandori Vasili II priti arhondin dhe magjistrin (guvernatorin) e qytetit të largët të Beligradit (Beratit), Elemagon, sot një nga kryeqendrat e Shqipërisë. Prijësi “bullgar” në shoqërinë e rojeve perandorake, ecte zbathur, i mbuluar nga pluhuri dhe djersët, me kokë të rruar, me veshje të ndyrë sllavi, i lidhur këmbë e duar, me litarin hedhur në qafë! Elinag Franze ose Frëngu, u akuzua për tradhëti ndaj shtetit, për veprimtari konspirative dhe pjesëmarrje në lëvizjen kombëtare shqiptare”. Bashkë me Elinangun u akuzuan dhe prijës të tjerë vendas, si Gabras, Jani Komneni, Gllavas, Gudelis, Zaharia, etj. Pra, sipas gjasave shpura perandorake me robërit shqiptarë ka ndjekur rrugën tradicionale që lidh Beratin me Janinën, Stagin, Thesalinë dhe Selanikun.

Lexo edhe :  Kur Muri i Berlinit u hap (përkohësisht) për festat e Krishtlindjeve

Elinang Sfranza – Themelues i Manastirit të Shën Pandelejmonit në Malin e Shenjtë

Të dhëna reja për Elinang Frëngun ose Sfranzën na vijnë nga studimi i Roman Gudzhilit me titull “Shoqëria Selanikase dhe manastiret e Athosit, shekulli i X-XII”. ( Në origjinal Romain Goudjil “La société thessalonicienne et les monastères de l’Athos, Xe-XIIe siècle”, 2013) Sipas tij, manastiri i Shën Pandelejmonit është themeluar në vitet 987-998, pra në fund të shekullit të dhjetë nga një farë Leonti, njëkohësisht igumeni i këtij kuvendi priftëror. Ky manastir cilësohet si kuvend Selanikas dhe emri i Leontit shfaqet vazhdimisht si drejtues i tij. Mirpo në shekullin e XI, ky manastir merr një epitet tjetër, duke u pagëzuar me emrin “Manastiri i Sfrentzit”. Nga vjen ky emër? Përse Pandelejmoni mori këtë emër? Me të drejtë studiuesi i shquar, V. Laurent pohon se emri Sfrentzes është me origjinë “bullgare” pasi ai gjen një lidhje midis Eliganos Frantzes, “një bullgar” me titullin patric, që u interrnua nga Vasili II në Selanik. Termi “bullgar” është çorientues, sikurse kemi folur në mjaft shkrime të tjera, ai nuk ka lidhje me përkatësinë etnike, por me atë administrative. Dëshmia e mësipërme tregon se Elinang Franga / Sfranzte / Sfrenzte, guvernatori i Beratit / Beligradit, ka përfunduar në manastirin e Pandelejmonit në malin Athos duke i dhënë atij emrin e vet. PËRPUTHJA KOHORE ËSHTË E PLOTË. Ne e dimë farë mirë se në traditën byzantine manastiri merr emrin e ndërtuesit të tij, por dhe të rindërtuesve të tij, të financuesve të tij, të bamirësve të mëdhenj të tij.

Elinagn Frangu ka qenë shtresë e lartë shoqërore, rrjedhimisht një njeri i pasur, që ka patur mundësi të bëjë vepra bamirëse. Ai ka qenë një interrnuar, mundet të jetë mbyllur aty nga perandori Vasili II pasi ai u arrestua në mënyrë demonstrative në qytetin e Beratit, me shpresën e shndërrimit të këtij manastiri në “kështjellën” e krishterizimit të “bullgarëve”, në një vatër të fuqishme ideologjike, politike dhe shpirtërore. “Bullgarët” kanë qenë shqetësim i madh për perandorinë dhe një nga armët më efikase për nënshtrimin e tyre ka qenë kisha, feja, ideologjia fetare, institucionet fetare. Pra, nëse shfletojmë arkivat e këtij manastiri, mund të gjejmë gjurmë të hershme të pranisë shqiptare, përkatësisht Beratase, në Malin e Shenjtë, në manastiret e këtij gadishulli të njohur. Sipas Niketa Koniatit, banorët e vargmaleve të Hemosit, në kohët e vjetra quheshin Malet Myze, për shkak se në antikitet banoheshin nga fiset mize. Bëhet fjalë për Bullgarinë e sotme banorët e së cilës në kohët e sotme (shekulli i XII) quhen Vllehë. Studiuesi bashkëkohor Treadgold, duke u bazuar te Koniati, pranon se përpara sundimit të Jani Cimiskës, perandor i Bizantit, shekulli i dhjetë, Bullgaria e sotme ishte pak e populluar dhe kishte një numër të vogël qytetesh, banorët e të cilëve në pjesën më të madhe flisnin greqisht, një fshat të banuar nga sllavë dhe një minoritet të rëndësishëm vllah.[1] Me këto dëshmi rivërtetojmë se termi “bullgar” në kronikat byzantine tregon popullsinë shqiptare të Temës Bizantine të Bullgarisë, ndryshe Shqipërisë Jugore. Në shekullin e dhjetë, Bullgaria e sotme, sipas dëshmisë së Niketa Koniatit jo vetëm banohej nga një popullsi e paktë dhe në pjesën më të madhe fliste greqsisht. Elingan Frënga dhe Theodhor Gabras janë sipas të gjitha gjasave shqiptarë të trevave jugore të Shqipërisë.

[1] Marrë nga Jean DAYANTIS “DOUKAS, HISTOIRE TURCO-BYZANTINE”, pra, “Dukas, historia turko-bizantine”.

 

Të fundit

Kthjellime dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti për sot

Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me...

Redukton oreksin dhe nxit humbjen e peshës, ja pija që duhet të konsumoni

Kjo pije ju ndihmon të hiqni më lehtë dhjamin e barkut dhe përvoja e përdoruesit thotë se është më efektive se çdo recetë tjetër...

BE “hakmerret”ndaj Orbanit, i bllokon 1 miliard euro fonde

Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian në vlerë të 1 miliard eurove për shkak të dyshimeve për korrupsion. Ky vendim, që...

Nën shoqërinë e bashkëshortes, ja si e festoi Trump Vitin e Ri!

Pamje nga festa e Vitit të Ri, e organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, janë bërë virale në rrjetet sociale, falë...

Banori i Big Brother pranon live se është homoseksual

Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të shtunë në prime-n e Big Brother VIP 4. Bernardi ka shprehu orientimin e tij seksual, pas një...

Lajme të tjera

Web TV