E trishtë/ I mbijetoi shtatë herë goditjes nga rrufeja, burri kryen vetëvrasje në moshën 71-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roy Cleveland Sullivan mban rekordin në librin Guinnes për të “mbijetuarin me goditjet më të shumta nga rrufeja”. Sullivan ishte një roje në Parkun Kombëtar Senadoach të Virxhinias, kështu që ai kaloi shumë kohë jashtë. Ai u godit 7 herë nga rrufeja midis viteve 1942 dhe 1977.

Sullivan u godit për herë të parë nga rrufeja në këmbë në prill 1942. Hera e dytë ishte 27 vjet më vonë, në korrik 1969, kur vetëtima kaloi përmes dritares së hapur të kamionit që po drejtonte. Rrufeja e goditi sërish një vit më vonë në korrik 1970, në shpatull.

Në pranverën e vitit 1972, Sullivan pati të njëjtin fat. Sullivan u godit për herë të pestë në gusht 1973 ndërsa u përpoq të përballonte një stuhi tjetër me kamionin e tij. Ai doli nga kamioni duke menduar se kishte shpëtuar nga stuhia kur ndjeu një djegie në trup.

Sidoqoftë, ai arriti të zvarritet deri tek kamioni për të marrë enën me ujë – të cilën e mbante me vete gjithmonë pas goditjes së katërt – duke shuar zjarrin në kokë. Goditja e gjashtë erdhi në qershor 1976.

Sullivan u godit në kyçin e këmbës ndërsa po ecte në një park. Herën e shtatë dhe të fundit Sullivan u godit nga rrufeja gjatë peshkimit.

Rasti i fundit ishte goditja më e rëndë pasi dogji kraharorin dhe humbi dëgjimin në njërin vesh. Por fakti më i trishtë dhe më tragjik në historinë e tij është se njeriu që mundi t’i mbijetojë rrufesë kreu vetëvrasje në shtator 1983 në moshën 71 vjeçare.

 

Të fundit

Regjistrohen 14 kallëzime për shkelje zgjedhore në disa qytete, dy raste dërgohen në SPAK

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se deri më 28...

Në një lidhje me Eglin? Reagon instruktori, kunja për ish-banoren e BBV?!


Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, thashethemet për një romancë të mundshme mes Eglit dhe Marios, instruktor në një palestër, kanë marrë dhenë. Ish-banori Gert...

SHBA kundër sanksioneve të reja ndaj Rusisë: Do kemi edhe 2 vite luftë nëse e bëjmë

Administrata amerikane ka abstenuar nga vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë për konfliktin në Ukrainë, duke besuar se një veprim i tillë do...

“Black-out” i energjisë elektrike! Spanja në kaos, hajdutët bëjnë “kërdinë” me vjedhje

Një ndërprerje totale e energjisë elektrike në Spanjë ka krijuar kaos dhe frikë në këtë vend. Përveç trafikut në trena dhe automjete, shumë kompani kanë...

“Rënia e euros, goditja më e rëndë për eksportuesit”- Berisha takim në një fasoneri

Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se pas 11 majit për të kompensojë sipërmarrjet eksportuese që kanë pësuar humbje nga rënia e euros. Berisha...

Lajme të tjera

Web TV